Atentati i ndodhur pak muaj më parë në zonën e Don Boskos ndaj Fatjon Muratit, nga ku mbeti viktimë një grua e pafajshme, duket se po shkon drejt zbardhjes. Gjurmët e gishtërinjve te gjetura në makinën e atentatorëve dhe tabulatet telefonike ka zbuluar skemën e përdorur në këtë ngjarje kriminale.
Nikoll Sherrniku një nga personat e dyshuar si të përfshirë në masakrën e “Don Boskos” duke i siguruar bazën materiale autorëve të krimit ka mohuar akuzat. Grupi hetimor ka dyshime se Sherrniku mund të ketë rekrutuar persona të tjerë për të ndihmuar autorët e krimit, duke u siguruar automjetin dhe armët e krimit.
Dokumentimi për personat e tjerë të përfshirë në ngjarje është tashmë objektivi I grupit hetimor, I ngritur që mbrëmjen e 13 marsit 2023 menjëherë pas atentatit me breshëri plumbash në lokalin e Fatjon Muratit. Burime kanë bërë me dije se Nikoll Sherrniku I cili është personi I parë I zbuluar nga policia si I përshirë në ngjarje ka mohuar akuzat, ai është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen pasi ka qenë në qeli I akuzuar për një tjetër ngjarje dhe ndodhej nën masën e sigurisë arrest me burg.