Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Shijak, në hyrje të qytetit. Pas një konflikti të çastit, shtetasi I.N., 30 vjeç, ka plagosur në këmbë shtetasin B.K., 25 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e policisë kanë mbledhur provat materiale, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.