Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Arti evropian i marrëveshjes

9 vjet ago
in Të Gjitha
Arti evropian i marrëveshjes

Harold James

Ka kaluar thuajse një dekadë që nga kriza financiare e vitit 2008, dhe politikat konfrontuese që ajo prodhoi, gjallojnë ende kudo në Perëndim. Por, pavarësisht nga ngjashmëritë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, dallimet në mënyrën se si ato trajtojnë çështjet sociale, ekonomike dhe fiskale kanë pësuar kohët e fundit një ndryshim të mprehtë.

Që prej fitores surprizë të presidentit Donald Trump, SHBA-ja duket të jetë në konkurrencë me BE-në mbi atë se cilat aspekte të politikave janë më të diskutueshme dhe jo funksionale. Në çdo rast, shumë lojtarë potencialë mund të shkatërrojnë procesin politik. Trump është duke e mësuar këtë në përplasjet e tij me Kongresin, gjykatat, dhe qeveritë e shteteve të veçanta.

Në Evropë, forcat e brendshme politike përplasen në mënyrë rutinore me gjykatat kushtetuese dhe organet mbikombëtare. Dhe çdo herë që mbahen një palë zgjedhje kombëtare – apo edhe rajonale – në një nga 28 shtetet anëtare të BE-së (së shpejti 27), evropianët paralizohen nga frika e një rezultati përçarës.

Për të adresuar këtë situatë, Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker, publikoi kohët e fundit një dokument që përshkruan 5 shtigjet e mundshme, të cilat mund të ndërmerren për të ecur përpara – nga mosbërja asgjë, tek realizimi i reformave sistematike për të përfunduar njëherë e mirë proçesin e integrimit evropian.

Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, po përballen me sfidën e përçarjes politike, nëse jo me shpërbërjen. Problemi qendror për të dyja, nuk janë vetëm lajmet e rreme apo “faktet alternative”, edhe pse keqinformimi ka ‘‘përmbytur’’ shumicën e debateve në të dyja brigjet e Atlantikut. Përkundrazi, vetë politika është bërë operativisht jo funksionale.

Kur qytetarët dhe politikanët fillojnë ta shohin politikën si një lojë me shumën zero, dhe i rikthehen lojës me zjarrin dhe taktikave të tjera që iu besohet naivisht, e keqja ulet këmbëkryq.

Debatet evropiane si edhe ato amerikane, kanë qenë të mbushura me pompozitet dhe testime vullneti, duke e kthyer politikën në një lloj loje të njohur “Chicken”. Tek loja në fjalë, dy shoferët ecin me makinë drejt një shkëmbi (apo drejt njëri-tjetrit). Humbësi është shoferi i parë që tërhiqet përballë katastrofës së afërt. Por, në qoftë se asnjë nga shoferët nuk heq dorë, të dy marrin fund.

Në Evropë, disa vende kanë kërcënuar të dalin jashtë eurozonës, në rast se Banka Qendrore Evropiane apo qeveritë e tjera evropiane nuk pranojnë të rishikojnë borxhin e tyre të paqëndrueshëm; dhe politikëbërësit evropianë kanë kërcënuar, nga ana e tyre, të ndërpresin mbështetjen për vende të caktuara, nëse nuk zbatojnë reformat e kërkuara.

Në këtë lojë, secila palë beson se veprimi i saj i paralajmëruar në një formë kërcënuese, do të jetë aq i shumë i dëmshëm, sa që pala tjetër do të detyrohet të tërhiqet. Administrata ‘‘Trump’’ u soll në mënyrë të ngjashme në debatin që çoi në sabotimin e përpjekjes së saj, për të anulluar dhe zëvendësuar ligjin e kujdesit shendetësor, “Obamacare”. Administrata ushtroi presion ndaj Kongresit duke përdorur taktika, që qenë pothuajse të njëjta me ato të palëve ndërluftuese në krizën e borxhit të Evropës.

Në fillim, administrata pohoi se një konflikt i afërt nuk do të qe domosdoshmërisht diçka e keqe, pasi mendimet e ndryshme janë të pashmangshme; apo sipas fjalëve të Sekretarit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser, “diversiteti e bën kombin tonë të fortë”. Në fillim të krizës në Eurozonë, në vitin 2010, edhe BE-ja shfaqi shqetësim në lidhje me diversitetin e saj, dhe se si të zgjidhte mosmarrëveshjet ndërmjet veriut dhe jugut, apo qendrës dhe periferisë. Megjithatë, ndërsa përpjekja për shfuqizimin e “Obamacare” vazhdoi, Tramp refuzoi të mos konsiderojë asnjë alternativë: ‘‘debati” mbi kujdesin shëndetësor u përshtat si një zgjedhje dyshe mes miratimit të një projektligji që nuk kënaqte askënd dhe ruajtjes së statuskuosë.

Duke mos ofruar asnjë “Plan B”, qasja e Trumpit ngjante me atë të kancelares gjermane, Angela Merkel, ndaj krizës në Eurozonë, kur ajo pati një qasje të ashpër që nuk lejonte asnjë alternativë për pozicionin gjerman. Së fundmi, ishte besimi i patundur i Trump se ai do të fitonte dhe se ligji që do të zëvendësonte “Obamacare”, do të miratohej. Pretendimi i Spajser se “Ne jemi duke e përfunduar këtë punë” i bën jehonë sloganit të famshëm të Merkelit në mbrojtje të politikës së saj për të mirëpritur refugjatët sirianë: Wir schaffen das (Ne mund ta bëjmë këtë).

Por, përtej këtyre ngjashmërive retorike, qasja e politikëbërjes evropiane është shumë e ndryshme nga ajo e administrates Trump. Dhe duhet thënë se, gjatë luftës së gjatë të Evropës, që nga fillimi i krizës financiare, është arritur të shmanget çdo lloj kolapsi spektakolar, me përjashtim të referendumit pro Brexit të Mbretërisë së Bashkuar.

Konfliktet e Evropës janë zgjidhur gjithmonë me një lloj kompromisi. Dhe ndonëse kritikët shpesh e përqeshin procesin e negociatave të brendshme të BE-së si tepër të gjatë dhe të lodhshëm, ai ka prodhuar padyshim rezultate pozitive.

Reformat që kanë përmirësuar koordinimin e energjive të politikave, apo ndihmuar në krijimin e një unioni bankar, kanë dëshmuar të jenë shumë më të fuqishme sesa mund të dukej në fillim. Multilateralizmi në stilin evropian varet nga përmirësimi i vazhdueshëm i marrëveshjeve ekzistuese, çka e bën të kundërt me stilin unilateral të Trumpit.

Ndërkohë, qeveria kushtetuese është e bazuar në një proces bisedimesh dhe rregullimesh. Në zemër të Kushtetutës amerikane – e cila u formësua nga përvoja e Etërve Themelues të SHBA-së me teprimet e perandorisë britanike – është besimi se shumë njerëz, duke punuar me konsensus, janë më të mençur se një person i vetëm.

Trump do të duhet të mësojë herët a vonë, se ndërtimi i konsensusit është natyrshëm frustrues, dhe se zgjidhjet e prodhuara nga bisedimet politike, janë zakonisht as të qarta dhe as të thjeshta. Nga ana e saj, Evropa e kuptoi këtë në vitet 1950, kur zbuloi se integrimi do të kërkonte një seri kompromisesh për të ruajtur hapësira të mëdha të autonomisë kombëtare të politikëbërjes.

Evropa nuk ka një udhëheqës të pakontestueshëm që t’iu imponojë gjithë të tjerëve preferencat politike. Por, në dallim nga Trump, udhëheqësit evropianë munden sot realisht të ofrojnë garanci të tilla, si: ‘‘Ne mund ta bëjmë këtë”, pikërisht pasi ata e kuptojnë se marrëveshjet janë të nevojshme dhe të pashmangshme.

Në vitin 2017, Evropa mund të mësojë dy leksionet më të rëndësishme. Së pari, dalja e një shteti anëtar nga BE-ja nuk duhet të jetë një hap shkatërrues në një lojë pulash, në rast se largimi i këtij vendi largon edhe tensionin, dhe ruan bazën për bisedime në të ardhmen. Dhe, së dyti, administrata jo funksionale e Trump është modeli se si nuk duhet qeverisur, dhe votuesit do të mund të ndëshkojnë politikanë, si udhëheqësja e Frontit Kombëtar Francez, Marin Lë Pen, të cilët vazhdojnë ta imitojnë atë.

Shënim: Harold James është profesor i historisë dhe çështjeve ndërkombëtare, në Universitetin e Prinstonit në SHBA dhe një bashkëpunëtor i Qendrës për Inovacionet e Qeverisjes Ndërkombëtare. Një specialist mbi historinë e ekonomisë gjermane dhe globalizmin, ai është bashkautor i librit të ri “Euro dhe beteja e ideve”.

Project-Syndicate

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

 

 

 

 

 

 

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Ish-deputeti i PS-së zgjidhet kreu i AMF-së

Ish-deputeti i PS-së zgjidhet kreu i AMF-së

Renditja e FIFA-s, Shqipëria bie 12 vende në klasifikim

Renditja e FIFA-s, Shqipëria bie 12 vende në klasifikim

Nintendo Switch, loja portative që ju ndjek kudo

Nintendo Switch, loja portative që ju ndjek kudo







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com