Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Arsyet pse po zbehet ideja për ndryshimin e kufijve

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Arsyet pse po zbehet ideja për ndryshimin e kufijve

Ndryshimi i kufijve, si një ide që nuk ishte e re, por e cila u aktualizua nga tavolina e bisedimeve ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, po vlerësohet se është duke u zbehur ende pa u trajtuar seriozisht nga instancat më të larta të dy shteteve dhe akterëve relevantë ndërkombëtarë.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si lehtësuesja kryesore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ende nuk ka dalë me një elaborim të plotë të kësaj ideje.

Kurse presidentët e të dyja vendeve, bazuar në deklaratat e tyre të ditëve të fundit, nuk qëndrojnë më në të njëjtat pozicione si më parë rreth çështjes së kufijve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë sinjalet e para se edhe ai po largohet nga ky opsion, duke thënë se nuk po gjen mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti serb Vuçiq kishte deklaruar se për çështjen e ndryshimit të kufijve nuk ka çfarë të flitet, pasi që sipas tij, ideja është refuzuar nga Bashkimi Evropian, si dhe nga serbët dhe shqiptarët, në Serbi e Kosovë.

Mirëpo, në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende proklamon se ndryshimi mund të ndodhë gjatë fazës së demarkacionit të kufirit me Serbinë, duke pretenduar se mund të bëjë një korrigjim të kufirit, me përfshirjen e tri komunave me popullatë shqiptare në jug të Serbisë, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në kuadër të kufirit të Kosovës.

Kush dha ‘dritën e gjelbër’ për idenë e ndryshimit të kufijve?

Por, në Prishtinë pak kush pret që një ndryshim eventual i kufirit mund të kalojë pa tensione dhe të mos përfshijë si shkëmbim edhe pjesën veriore të Kosovës të banuar me popullatë serbe, andaj edhe nga pjesa më e madhe e spektrit politik nuk preferohet fare si opsion.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, thonë se përgjigja e Haradinajt ndaj idesë për ndryshimin e kufirit ishte shumë e qartë.

Deputeti i AAK-së, Ahmeti Isufi thotë se kryeministri Haradinaj ka treguar që kjo është një ide e papranueshme.

“Kryeministri më saktë se kushdo tjetër e thotë se prekja e kufijve çon në luftë. Unë nuk e di se çka mund të jetë pozicion apo qëndrim më i qartë jo vetëm i kryeministrit Haradinaj, por edhe i partisë që përfaqësohemi në Kuvendin e Kosovës”, thotë Isufi.

Haradinaj: Ideja e ridizajnimit të kufijve, “ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”

Ndryshimi i kufijve apo korrigjimi, term ky që e përdorë presidenti i Kosovës, për Lidhjen Demokratike të Kosovës shihet si veprim i rrezikshëm dhe i nxituar.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti thotë se një proces kaq i rëndësishëm nuk mund të përmbyllet me një marrëveshje Thaçi – Vuçiq, ngase prekja e kufirit prek edhe vetë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

“Korrigjimi i kufijve është korrigjim i Deklaratës së Pavarësisë. Në këtë vend askush nuk ka gatishmëri që të shkojë në atë drejtim. Ne besojmë që në këtë proces nuk mund të hyjmë vetëm. Ne nuk mund të themi që na leni neve të arrijmë një marrëveshje dhe të shohim pastaj a do të pajtoheni apo jo”, thekson Hoti.

Shtetësia në ‘rrezik’

Pretendimeve të partive politike në Kosovë, qofshin ato në pushtet apo në opozitë se ideja për korrigjim apo ndryshim të kufijve është e rrezikshme, presidenti Hashim Thaçi u është kundërpërgjigjur në disa raste duke thënë se po përpiqet që të respektojë vullnetin politik të popullatës së komunave me shumicë shqiptare në Serbi, që t’i bashkohen Kosovës.

Thaçi ka deklaruar se edhe ai është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë apo ndarjes së Kosovës, ku zakonisht aludohet në pjesën veriore të banuar nga shumica serbe.

“Këtu ka një keqkuptim. Unë mbështes vetëm kërkesën legjitime të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për bashkëngjitje me Kosovën, marrëveshjen ligjërisht obligative në rrafshin ndërkombëtar me Serbinë dhe njohjen reciproke”, ka deklaruar Thaçi.

Kupchan: Pengesa për ndryshim të kufirit nuk është në Berlin, por në Prishtinë

Përplasjet politike në lidhje me dialogun me Serbinë, qoftë rreth platformës apo edhe përfaqësimit, ka paralizuar tashmë gati në tërësi edhe Kuvendin e Kosovës, i cili nuk po arrin të mbajë seanca të rregullta plenare për shkak të mungesës së kuorumit që vjen si pasojë e bojkotimit të punës, qoftë nga partitë në pushtet apo ato në opozitë.

Tags: arsyete kufijveidejandryshiminpsezbehet

TË LIDHURA

Trump sulmon sërish NATO-n: Iu thashë të qëndrojnë larg, nuk na ndihmuan kur ishte e nevojshme
Bota

Trump sulmon sërish NATO-n: Iu thashë të qëndrojnë larg, nuk na ndihmuan kur ishte e nevojshme

18:41 | 17/04/2026
Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Next Post
Sherr mes shoferëve në Ersekë, një i plagosur me thikë

Sherr mes shoferëve në Ersekë, një i plagosur me thikë

Dana White flet pas sherrit: Khabib është në telashe, ja çfarë e pret

Dana White flet pas sherrit: Khabib është në telashe, ja çfarë e pret

Surrel, makina me tre persona bie në greminë

Surrel, makina me tre persona bie në greminë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Detaje nga plagosja në Tiranë/ 45-vjeçari u qëllua me plumb në bark
Aktualitet

Detaje nga plagosja në Tiranë/ 45-vjeçari u qëllua me plumb në bark

by mirseda
19:49 | 17/04/2026
0

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti që ndodhi këtë mbrëmje në kryeqytet ku një qytetar u...

Protesta e opozitës drejt nisjes, Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet bulevardit

Protesta e opozitës drejt nisjes, Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet bulevardit

19:47 | 17/04/2026
Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

19:34 | 17/04/2026
Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Kamëz

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

19:29 | 17/04/2026
Pas tubimeve me shëtitje, rikthehet podiumi në protestën e PD tek Kryeministria

Pas tubimeve me shëtitje, rikthehet podiumi në protestën e PD tek Kryeministria

19:25 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com