Nënkryetarja e PL-së Erisa Xhixho, e ftuar në një studio televizive, ka folur për gjendjen e keqe ku ndodhet arsimi në ditët e sotme.
Ajo tha se arsimi ka nevojë për një pakt kombëtar që kushdo parti që të vijë në pushtet të ketë të njëtin plan.
Sipas saj investimi në arsim nuk është kosto, po investim për të ardhmen.
“Qytetarët me të drejtë thonë si PL premton gjithë këto gjëra, por në fakt lekët aty janë sepse ne vazhdojmë ende të paguajmë miliona euro për megaafera korruptive.
Lekët e buxhetit 2025 që është vërtetë më i madhi duhet të shkojnë te arsimi, shëndetësia, sepse nuk mbahen mjekët duke u mbajtur peng diplomat.
Bujqësia, mirë që i vodhe me IPARD që ka krijuar një skemë shumë të afektueshme për fermerët, tani jo vetëm që se financon por dhe i vjedh dhe taksat, pra vjedhja korrupsioni i kësaj maxhorance ka arritur në limite, paratë janë por nuk përdoren për këto sektorë ku duhet të shkojnë.
Ne duhet të biem dakord që të kemi një pakt kombëtar për arsimin, që politikat që kush vjen në qeveri ka këtë plan për arsimin dhe ai nuk preket.
Në gjendjen ku jemi ne sot, kemi braktisje dhe analfabetëzm të lartë. Ne jemi në një gjendje emergjente për arsimin dhe rastet që po shohim dhe po bëhen evidente duhet kuptuar se investimi në arsim nuk është kosto, por investim për të ardhmen.”