Mbrëmjen e djeshme për Kupën e Anglisë është luajtur ndeshja mes Newport County dhe Middlesbrough. Skuadra vendase arriti një kualifikim historik, i cili u festua shumë nga lojtarët dhe tifozët. Por, ai që nuk festoi dot ashtu siç duhet ka qenë portieri Joe Day.

28-vjeçari, kishte fikur telefonin përpara se të niste ndeshja edhe pse e dinte se gruaja e tij mund të shkonte në maternitet për të sjellë në jetë binjakët.
Menjëherë sa përfundoi ndeshja ai ka kërkuar lejen e trajnerit për të shkuar në maternitet. Tekniku anglez nuk e mendoj dy herë dhe Day si “tym” është zhdukur për të qenë afër bashkëshortes dhe dy binjakëve të tij.
https://twitter.com/NewportCounty/status/1092913051630743552
Një histori futbollistike shumë interesante kjo e ndodhur në Angli që ka bërë “xhiron” në të gjitha rrjetet.











