Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestimi i avokatit Barjami pas debatit në gjyq, reagon Gjykata e Elbasanit

5 muaj ago
in Aktualitet
Arrestimi i avokatit Barjami pas debatit në gjyq, reagon Gjykata e Elbasanit

Ka reaguar Gjykata e Elbasanit pas ndalimit të avokatit Ulian Barjami, ngjarje që ka shkaktuar debat të gjerë publik dhe reagime të forta nga komuniteti ligjor.Gjykata e Elbasanit në deklaratën e saj shpreh keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik dhe në komunitetin e avokatisë, lidhur me ndalimin e avokatit Barjami.

Gjykata vlerëson rolin e pazëvendësueshëm të avokatit në procesin gjyqësor dhe është e angazhuar për të ruajtur marrëdhënie bashkëpunimi dhe respekti reciprok ndërmjet të gjithë aktorëve të drejtësisë.
Më tej sqaron se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. Prokuroria e ka vlerësuar këtë ndalim si të paligjshëm dhe gjykatës nuk i është paraqitur asnjë kërkesë për shqyrtim mbi këtë ngjarje thuhet më tej në reagimin zyrtar të Gjykatës së Elbasanit

Deklarata:

“Mbi ndalimin e avokatit pas procesit të zhvilluar në gjykatë”

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan shpreh keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik dhe në komunitetin e avokatisë, lidhur me ndalimin e avokatit Ulian Barjami, të kryer më datë 18.10.2025. Gjykata vlerëson rolin e pazëvendësueshëm të avokatit në procesin gjyqësor dhe është e angazhuar për të ruajtur marrëdhënie bashkëpunimi dhe respekti reciprok ndërmjet të gjithë aktorëve të drejtësisë.

Gjykata sqaron se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. Prokuroria e ka vlerësuar këtë ndalim si të paligjshëm dhe gjykatës nuk i është paraqitur asnjë kërkesë për shqyrtim mbi këtë ngjarje.

Më datë 17.10.2025, u zhvillua seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit për 14 persona, ndër ta një i mitur. Avokati Ulian Barjami ishte i pranishëm si mbrojtës i të ndaluarit M. S. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati mbi gjashtë orë; procesverbali audio-video i’u vu në dispozicion organit procedues pas kërkesës me shkrim të paraqitur nga ana e tyre. Duke qenë se seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, gjykata nënvizon rëndësinë e informimit të kujdesshëm dhe korrekt për ruajtjen e privatësisë së të miturve dhe të drejtave të palëve. Theksojmë se publikimi i pjesshëm i një regjistrimi të gjatë nuk pasqyron domosdoshmërisht tërësinë e debatit procedural mes palëve.

Gjykata dënon parimisht çdo formë ndërhyrjeje, presioni apo intimidimi ndaj aktorëve të drejtësisë — gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe çdo subjekt tjetër procedural — dhe rithekson se avokatët janë partnerë të drejtësisë dhe mbrojtës të domosdoshëm të të drejtave të qytetarëve.

Në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), përfshirë çështjen Nikula kundër Finlandës, gjykata nënvizon se respekti ndaj lirisë së shprehjes së avokatit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij është një element thelbësor i procesit të drejtë gjyqësor. Këto standarde janë udhërrëfyes për gjykatat shqiptare në ruajtjen e balancës midis autoritetit të gjykatës dhe të drejtës së mbrojtjes.

Gjykata garanton se çdo çështje, që paraqitet për shqyrtim do të vijojë të trajtohet me paanësi dhe në përputhje me ligjin; nxit komunikimin e matur dhe profesional të të gjithë pjesëmarrësve në proces; dhe fton median të informojë publikun me saktësi mbi zhvillimet procedurale, duke respektuar kufizimet ligjore për seancat me dyer të mbyllura dhe mbrojtjen e të miturve.

Gjykata do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë për të forcuar respektin e ndërsjellë, integritetin profesional dhe besimin e qytetarëve te drejtësia. Duke ju falenderuar për vëmendjen tuaj,

TË LIDHURA

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika
Aktualitet

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

09:25 | 16/03/2026
Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Next Post
Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë ajrore

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë ajrore

Rama në Londër: Shqipëria po ecën më mirë se sa vetë Europa!

Rama në Londër: Shqipëria po ecën më mirë se sa vetë Europa!

Rama: “BE — 27 doktorë, sepse një u çmend”; “Ku është Suella? Nëse të mallkojnë, zhdukesh.”

Rama: “BE — 27 doktorë, sepse një u çmend”; “Ku është Suella? Nëse të mallkojnë, zhdukesh.”







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
10:16 | 16/03/2026
0

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot mundësinë e vendosjes së misionit “Shield” në Ngushticën...

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

09:25 | 16/03/2026
Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

08:14 | 16/03/2026
Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com