Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Arrestimet, dy standardet e LSI-së

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Arrestimet, dy standardet e LSI-së

Nga Andi Bushati/Të gjithë figurat kryesore të LSI-së janë hedhur në një sulm frontal për ta paraqitur si politik arrestimin e një drejtori të rrugëve që ishte pjesë e kësaj partie. Po të lundrosh në rrjetet sociale, që prej fundjavës së shkuar e deri më sot, do të bombardohesh nga statuset e deputetëve që e konsiderojnë arrestimin politik, të urdhëruar nga Edi Rama, e madje, madje, nuk ngurojnë të kërcënojnë as prokurorët që po i hidhnin këto hapa.

Natyrisht, që të kesh dyshime për mënyrën se si po degradon drejtësia nën trysninë manipulative të Edi Ramës dhe nën bashkafajësinë symbyllur të diplomatëve të huaj, nuk është ndonjë mëkat. Metodat e përdoruara nga shumica për kapjen e paligjshme të  Prokurores së Përkohshme dhe zinxhiri i skandaleve që po i lënë vend njëri – tjetrit për të zeruar dosjen Tahiri – Habilaj, kanë ngritur kohët e fundit shumë pikëpyetje. Ato gjithnjë e më tepër po shtojnë shqetësimin se “reforma në drejtësi” ishte një proces që në vend të na vinte vetullat na nxori edhe sytë. Se ajo që u paraqit si hapi i madh për shkëputjen e prokurorisë dhe gjyqësorit nga duart e politikës, po degradon në kthimin e tyre në vitet 90, kur ato përdoreshin si armë në luftën brenda llojit.

Por, pavarësisht këtyre frikërave për përdorimin nga Edi Rama të një kundërpushteti që supozohet ta kontrollojë atë vetë, në fushatën e fundit të LSI-së vërehet një mungesë e theksuar koherence. Në deklaratat e saj atakohet direkt Prokuroria e Krimeve të Rënda, si e kapur nga kryeministri. Dhe ky qëndrim ka shpërthyer vetëm pas arrestimeve të fundjavës së shkuar.

Deri para tyre, LSI ishte pozicionuar pro kësaj prokurorie dhe kundër Edi Ramës, që nuk i lejoi asaj arrestimin e Tahirit. Po të afrohemi më shumë në kohë, partia e Monika Kryemadhit e shndërroi me të drejtë në problem kombëtar ektradimimin e paligjshëm të financierit të bandës së Habilajve, Nezar Seiti. Vetë kryetrarja e LSI-së kërkoi “arrestimin” e Ministres së drejtësisë që kishte hedhur firmën për të penguar hetimet.

Pra, nënteksti i gjithë kësaj beteje ishte i qartë. Pushteti donte t’a hiqte qafe Seitin se ai po zbërthehej përpara prokurorëve të krimeve të rënda. Pra se këta të fundit ishin në “anën e së mirës” dhe Edi Rama, Etilda Gjoni e kompani në “anën e së keqes” që donin të pengonin hetimin.

Por, pa u zbehur ende ekoja e këtij angazhimi, sapo disa njerëz të saj përfunduan pas hekurave (askush nuk mund të thotë ende me apo pa të drejtë), nga heronj të drejtësië, prokurorët e krimeve të rënda u pikturuan nga LSI-a si të kapur nga Edi Rama. Krerët e saj nxituan të flasin për arrestime politike, fiks ashtu sikurse kish bërë Edi Rama në rastin Tahiri. Monika Kryemadhi i harroi të gjitha përbetimet që kish bërë në studio televizive, se ajo nuk do ekthente forcën e saj politike në strehë të ish zyrtarëve të dyshuar, pasi ata duhet të mbroheshin vetë.

Eshtë, kjo mungesë e plotë koherence që rrezikon ta shndërrojë në nul opozitarizmin e fortë të LSI. Sepse ajo, jo vetëm shkakton konfuzion te publiku, por dhe e zhvesh aksionin opozitar nga çdo lloj parimësie. Ajo vetëm se shton shijen e keqe që shqiptarët kanë për këtë klasë politike që sillet gjithmonë sipas devizës: “është e drejtë ajo që më shkon për shtat mua”.

Pikërisht këtë bëri kësaj radhe LSI-a, duke u sjellë njësoj si Edi Rama dhe duke përsëritur gabimin tragjik të të gjitha opozitave tona që mundohen ta luftojnë dëshpërimisht pushtetin me të njëtat armë që përdor ai. /Lapsi.al/

Tags: ANDI BUSHATIarrestimetdy standartete LSI-së

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Pas Valbonës, Rama gllabëron edhe Kanionet e Osumit

Pas Valbonës, Rama gllabëron edhe Kanionet e Osumit

Skuadra kuqezi mbërrin në Fshatin Olimpik

Skuadra kuqezi mbërrin në Fshatin Olimpik

Integrimi, si çorodisin mediet shqiptare publikun

Integrimi, si çorodisin mediet shqiptare publikun







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

by mirseda
22:14 | 09/03/2026
0

Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e...

Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

22:11 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

21:33 | 09/03/2026
Lufta në Iran dhe Ukrainë, Trump bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin

Lufta në Iran dhe Ukrainë, Trump bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin

21:18 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com