gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Arratisja e akademikëve

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Arratisja e akademikëve

Nga Luan Rama/Në vitin 1972, 45 vjet më parë u themelua Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Padyshim një ngjarje e madhe, ngjarje e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë e jo vetëm, po për gjithë trojet shqiptare në hapësirën ballkanike e gjithkund tjetër nëpër botë ku flitet shqip e jetojnë shqiptarë.

Për të kuptuar përmasat reale të kësaj ngjarjeje dhe meritën e madhështisë së veprës së atyre që e themeluan, mjaft të kujtojmë se vetëm 15 vjet para themelimit të Akademisë ishte çelur Universiteti i Tiranës, ndërkohë që prej vitit 1945 vinim me një popullsi në më shumë se 90 për qind analfabetë, të pashkollë!

Mirëpo, asnjë fjalë prej askujt; pikë së pari prej vetë akademikëve, një pjesë e të cilëve mjerisht e mbajnë këtë titull pa asnjë meritë! Asnjë fjalë, asnjë veprimtari, asgjë! Njësoj si të mos ishte.

Po si nuk guxuan të paktën këta të Akademisë të nderonin Aleks Budën e Eqrem Çabejn, Androkli Kostallarin e Mahir Domin, Petrit Radovickën, Shaban Demirajn, Hekuran Marën, Kolë Popën, Luan Omarin, Dhimitër Shuteriqin, Besim Elezin, Fejzi Hoxhën, Petrit Gaçen, Ylli Popën, Stefanaq Pollon e të tjerë, ata që e themeluan e pasues të tyre që i dhanë asaj emër, integritet, autoritet shkencor e intelektual, i dhanë peshë e vlerë gjithkund duhej folur e diskutuar për albanologjinë, për etnogjenezën, prejardhjen tonë, për historinë, për gjuhën, për kulturën, por edhe kur duheshin ndërtuar vepra të mëdha si Fierza e Komani?!

Si nuk denjuan të thonë një fjalë mirënjohjeje e nderimi qoftë edhe vetëm prej faktit se janë sot në ato zyra e mjedise ku kanë punuar ata emra të mëdhenj që me përmasën e fjalës e të veprës së tyre i bënë nder popullit, atdheut, kombit?!

Çfarë mjerimi e rrënimi! Dhe sa turp! Turp për ata të gjithë!

E në fakt, Çabeji, Buda, Kostallari, Domi e të gjithë ata, nderi i shkencës e kulturës tonë kombëtare, nëse do të ishin gjallë, shumë prej këtyre “akademikëve” të sotëm nuk do të dënonin t’i merrnin në punë as si pastrues të Akademisë! E ndoshta, edhe prej kësaj diference, këta të sotmit nuk guxuan të mblidhen e të nderojnë 45-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave.

Sepse, Afërmendsh që qeveria e cila i ka shpallur luftë Akademisë nuk ndjente e as ndjen ndonjë detyrim të nderojë 45 vitet e ekzistencës e të punës së Akademisë. Sepse qeveria është e kyçur tek droga, kanabizimi i vendit, krimi e korrupsioni! Sepse qeverisë i kanë humbur patentat e po ja gjejnë rrugëve!

Sepse qeverisë i janë shpallur në kërkim drejtorët e policisë – ushtarë të trafikantëve të drogës! Sepse qeverisë pasi ju kalbën palmat, para se ta zgjerojë edhe me dy korsi të tjera autostradën prej daljes nga Tirana deri në qafë të Kasharit, i duhet të mbjellë përkohësisht edhe disa miliona euro me pisha!

Domethënë në rendin e punëve të qeverisë, Akademia nuk është! Ose është, por me impenjimin se si të mos jetë më! Por bashkë me mjeranë – akademikët e sotëm dhe hashash – qeverinë, në 45 vjetorin e Akademisë, askush tjetër nuk foli për të, askund tjetër nuk u fol për të! E kur them askush nuk foli për të, pra për Akademinë, kam parasysh në shenjë nderimi e respekti për institucionin dhe punëtorë e saj mendjendritur.

Sepse, në fakt për Akademinë dhe akademikët e saj foli kryeministri! Madje foli edhe para akademikëve! I thirri, ju foli, ju tha çfarë deshi; i talli, i fyeu, i poshtëroi aq sa i cilësoi agjensi funerali që përcjell të vdekurit, e pastaj i përcolli!…

Mirë jua bëri!

Dhe ata ikën, të gjithë një e nga një!

Ikën si akademikë!

Tags: akademia e shkencaveakademikëtarratisjakryeministriluan rama

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Cagliari-Inter/ Formacionet zyrtare

Cagliari-Inter/ Formacionet zyrtare

Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Patozi: Shqipëria në depresion politik, Rama dhe Basha dy boksierë të lodhur

Patozi: Shqipëria në depresion politik, Rama dhe Basha dy boksierë të lodhur







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

by mirseda
22:54 | 24/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën...

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com