Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arratisja e 3 ish-zyrtarëve, flet Xhafaj: Nuk ishte në dorën tonë, kini durim!

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Arratisja e 3 ish-zyrtarëve, flet Xhafaj: Nuk ishte në dorën tonë, kini durim!

Ministri Fatmir Xhafaj ka folur sot për arratisjen e 3 ish-efektivëve që janë në kërkim.

Sipas Xhafajt, policia nuk ka pasur dijeni, megjithatë së shpejti do të ketë rezultate.

Pyetje: Keni emra konkret për personat që kanë dekonspiruar operacionin për arrestimin e ish-policëve?

Ministri Xhafaj: Sipas televizionit tuaj po.

Pyetje: Po sipas jush?

Ministri Xhafaj: S’besoj se jepni lajme të rreme.

Pyetje: Si ka mundësi që arratisen mes ditës tre ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit?

Ministri Xhafaj: Së pari, ne nuk e dimë në mes të ditës apo natës. Këtë mund ta dini ju.

Nëse keni ndonjë fakt plus është mirë që t’ia jepni Prokurorisë.

Së dyti që është e rëndësishme, nuk ka qenë nën vëzhgimin tonë. Në momentin që është vënë në dijeni Policia atëherë ka filluar procesi i mbikëqyrjes nga Policia. Përpara këtij fakti nuk ka pasur dijeni Policia ose më saktë nuk i është lënë kjo detyrë Policisë.

Pyetje: I është lënë SHÇBA. Atëherë i bie që është dekonsipiruar nga SHÇBA. Prokuroria i ka lënë detyrë SHÇBA-së të mbajë në vëzhgim këta persona.

Ministri Xhafaj: Nuk është e vërtetë. Duhet të merreni informacion më të plotë, për shkak sepse deri në datën 22 që ka marrë aktet SHÇBA-ja nuk ka pasur dijeni për këtë gjë, ju thashë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni Prokurorinë se më kë e ka pasur nën vëzhgim, jo Ministrinë.

Pyetje: Z.Xhafaj, Kryeministri i vendit tha se janë një grup personash të dyshuar për këtë ngjarje…

Ministri Xhafaj: Po të kisha emra konkretë të jeni të sigurt që unë nuk hezitoj që t’i çojë atje ku duhet t’i çojë.

Pyetje: A ishte ky një operacion i dështuar? Një goditje që merr operacioni “Forca e Ligjit”, është trumbetuar me forcë nga ana juaj.

Ministri Xhafaj: Po ç’lidhje ka kjo me operacionin “Forca e ligjit”?!

Gazetarja: Po duke qenë se me anë të operacionit të “Forcës së Ligjit” do të arrestohen të gjithë personat e botës së krimit. E përsa kohë ka urdhër arresti e urdhër ndalimi për tre zyrtarë…

Ministri Xhafaj: E para njëherë, të arrestohen të gjithë ata që kërkohen është detyrë e përhershme e Policisë së Shtetit, pavarësisht nga emërtimet e operacioneve.

E dyta, operacioni “Forca e Ligjit” është për grupet e strukturuara kriminale. Unë nuk di, për rastin në të cilin ju po flisni është pjesë, është për një grup të strukturuar kriminal.

Pyetje: Akuza është për një grup të strukturuar kriminal z.Xhafaj. Kjo është akuza.

Ministri Xhafaj: Kur të vijë kjo gjë nga Prokuroria, patjetër. Por nuk ka lidhje kjo se çfarë grupi është.

E rëndësishme është se kushdo që i shmanget drejtësisë duhet të jetë pjesë e objektit të punë së Policisë për të shkuar para drejtësisë. Kjo është e sigurt.

Pyetje: Si janë marrëdhëniet tuaja me Prokurorinë?

Ministri Xhafaj: Në Shqipëri ka shumë grupe të strukturuara kriminale. Po flasim për grupe të strukturuar kriminale në kuptimin që jep Kodi Penal. Dhe në këtë kontekst dhe ato për të cilat janë pjesë e atij operacioni. Natyrisht që ky proces sapo ka filluar. Kini durim ju dhe gjithë të tjerët se çfarë do të thotë.

Pyetje: Si janë marrëdhëniet e Ministrisë së Brendshme me Prokurorinë z.Xhafaj?

Ministri Xhafaj: Marrëdhënie thjesht institucionale.

Pyetje: Thuhet se ka një krisje për shkak të dekonspirimit të operacionit të fundit…

Ministri Xhafaj: Meqenëse ju, ju kam dëgjuar shpesh që dini shumë gjëra, thoni shumë gjëra, është e drejta juaj të bëni komente.

Pyetje: Unë ju bëra një pyetje, cilat janë marrëdhëniet tuaja me Prokurorinë?

Ministri Xhafaj: Edhe unë po ju përgjigjem se janë institucionale.

 

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetim ndaj oficerëve që kishin dijeni mbi operacionin për arrestimin e ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës, të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte firmosur urdhër-arrestet për 3 ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës, teksa janë shpallur në kërkim Jaeld Çela ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Bode ish-komandant i postës së kufirit në Dhërmi dhe Gjergj Kohila ish-shef i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.

Kërkesat e Prokurorisë kanë marrë aprovimin edhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe i kanë kaluar policisë për ekzekutim, por tre të kërkuarit nuk është arritur të kapen ende.

Kjo ka ngritur dyshimet se operacioni është dekonspiruar dhe SHÇBA ka nisur hetim ndaj të gjithë oficerëve që kishin dijeni për operacionin.

Urdhëri

Të tre ish-drejtuesit e Policisë, për të cilët tashmë Prokuroria ka lëshuar urdhrat e arrestimit, janë transferuar nga detyra në fund të muajit prill të këtij viti, kur në krye të Ministrisë së Brendshme u emërua ministri aktual, Fatmir Xhafaj.

Njëri prej tyre, Sokol Bode, ndaj të cilit ka dhe një masë sigurimi “arrest me burg”, lëshuar paraditen e djeshme nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ishte transferuar në Shkodër që në fillim të muajit prill.

Tags: arratisjafatmir xhafajkini durimtre ish-zyrtaret

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Shqiptari tentoi të vrasë të dashurin e gruas, ngjarja në sy të vajzës së mitur

Shqiptari tentoi të vrasë të dashurin e gruas, ngjarja në sy të vajzës së mitur

Nga pasojat e luftës deri tek kultura e kafeneve, çfarë ofron kryeqyteti më i ri në Evropë

Nga pasojat e luftës deri tek kultura e kafeneve, çfarë ofron kryeqyteti më i ri në Evropë

Virozat e përsëritura tek fëmijët, mjekët: Duhet të vaksinohen

Virozat e përsëritura tek fëmijët, mjekët: Duhet të vaksinohen







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com