Një shtetas serb i cili mbahej në arrest shtëpie në Kukës ka arritur të arratiset. Për këtë policia e Kukësit dhe sektori i SHÇBA-së nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, kanë arrestuar 6 persona dy prej të cilëve mbante dhe detyrën e oficerit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.
“Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.”
Në pranga u vunë dhe një kuksian, dy nga Kosova, një kroat.
K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;
J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;
R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;
F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;
“Pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi. Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës” informon policia e Kukësit
Gjithashtu nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.