Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

ARMO një “sukses” falimenti, rafineritë me 50 mln euro borxhe

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
ARMO një “sukses” falimenti, rafineritë me 50 mln euro borxhe

Kompania ARMO është futur në një rrugë shumë të vështirë për shkak të politikave drejtuese. Falimentimi i radhës së kësaj kompanie nuk ka ardhur nga drejtuesi i mëparshëm, Rezart Taçi dhe as nga azerbajxhanasi të cilët e blen me një mal të madh borxhesh.

Dështimi i madh i kësaj kompanie po vjen nga lojtarë të tjerë, siç është IRTC apo Ionian Refining dhe Trading Co. SH. A., e cila administrohet nga Mitat Sulaj, vëllai i Besnik Sulajt, apo siç njihet ndryshe si “Beso i Tajvanit”.Kompania në fjalë është krijuar një vit e gjsëmk më parë, ndërsa kishte marrë si shfrytëzim rafineritë e Ballshit dhe të Fierit. Skaq, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ahmetaj njoftoi se punonjësit do të marrin asistencë si të papunë- shkruan Tpz. Kompania e mësipërme, është krijuar rreth dy vite më parë, ndërsa ka marrë në shfrytëzim rafinerinë e ARMO-s, bazuar në mërrëveshjen me kreditorët privatë.

Shkrimi i Reporter.al

Kryeministri Edi Rama e quajti marrëveshjen me këtë kompani si shumë të suksesshme.Sipas të dhënave nga doganat, vetëm në vitin 2017 kompania ka prodhuar dhe shitur në tregun vendas 156 mijë tonë karburant.

Por edhe pse ka arkëtuar mbi 220 milionë euro nga shitja e naftës, ka krijuar mbi 50 milionë euro borxhe ndaj administratës tatimore, për taksa të papaguara kryesisht TVSH dhe taksë qarkullimi.

Kush fshihet pas ARMO?

Kombinati i thellë i përpunimit të naftës në Ballsh

Ioninan Refining and Trading CO– shkurt IRTC, u shfaq në skenën e kompanive që prodhojnë naftë në Shqipëri në 1 shtator të vitit 2016. Një njoftim për shtyp i “Bankers Petroleum” zbuloi lidhjen e një kontrate, ku Bankers zotohej t’i jepte 65% të prodhimit të naftës firmës IRTC, lëndë e parë që më pas do të përpunohej në rafinerinë e ARMO-s.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Bizneseve tregojnë megjithatë se kompania e re IRTC e amerikanit Sargeant mban të njëjtën adresë me kompaninë ARMO: “TIRANE, Rruga Papa Gjon Pali II, pallati nr 12, ABA Business Center, kati 8”.

Nga dokumentet e QKB-së, ARMO rezulton një shoqëri aksionare ku 85% e aksioneve janë në pronësi të grupit azer me kryetar të Këshillit Drejtues Nazim Mustafayev dhe 15% i ka shteti shqiptar.

Deri në shfaqjen e IRTC, dy uzinat ishin dhënë me qira për “Deveron Oil” dhe Trading Petrol and Drilling, TP&D. “Deveron Oil” kishte në zotërim përmes një kontrate qiraje uzinën e Ballshit, ndërsa ajo e Fierit shfrytëzohej nga TP&D Oil.

IRTC, e regjistruar fillimisht në ishujt Virgjin Britanikë, kishte në krye të Këshillit Mbikqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës bashkë me Harry Sargeant IV.Naba’a dhe Sargeant janë të njohur në lobet amerikane të Partisë Republikanëve dhe janë hetuar për ndërhyrje në financimet e fushatës së ish- kandidatit për president John McCain, ku Naba’a dyshohet se me ndihmën e Sargeant ka dhënë 50 mijë dollarë donacione nga një burim i jashtëm i familjes të mbretit Abdullah të Jordanisë.

Çështjet që drejtësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur kundër tyre nuk janë të pakta. Një hetim i Pentagonit e akuzonte Sargeant se kishte mashtruar dhe korruptuar zyrtarë të lartë në Jordani për të marrë monopolin e furnizimit të ushtrisë amerikane me naftë gjatë luftës së Irakut në vitin 2004, duke i shkaktuar shtetit amerikan një dëm ekonomik në vlerën e 200 milionë USD.

Harry Sargeant është zv/president i i kompanisë Global Oil Management Group Ltd, një korporatë ndërkombëtare në fushën e naftës me bazë në Florida dhe IRTC është degë e saj. Sargeant u shfaq si përfaqësues i grupit investitor në rafinerinë e Ballshit shtatorin e shkuar, gjatë inspektimit që i bënë rivënies në punë të uzinës, ish ministri i financave Arben Ahmetaj dhe zv/kryeministri Niko Peleshi.

Në 8 maj 2017, Sargeant IV nderohet me një post në bordin e drejtuesve të kompanisë Pennie Petroleum Corporation, e cila mori në zotërim bllokun e naftës së Velçës në qarkun e Vlorës.Ndërkohë që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiëan’ në Tiranë, Besnik Sulaj.Përpara se të kalonte nën administrimin e IRTC, rafineria e Fierit shfrytëzohej nga Trading Petrol and Drilling prej shtatorit 2013, përmes një kontrate qiraje me ARMO.

Dokumentat e siguruara nga BIRN vërtetojnë se marrëveshja është bërë mes administratorit të ARMO-s në vitin 2013, Fation Veizaj dhe ish përfaqësuesit të kompanisë TP&D Oil, Pajtim Braçaj.Pajtim Braçaj njihet si një individ i lidhur me aksionerët e kompleksit “Taiëan” në Tiranë. Vëllai i tij Avni Braçaj zotëron 10 % të aksioneve të kompleksit ‘Taiëan.’

Në tetor 2015, Braçaj është arrestuar së bashku Ajet Sulaj –vëllai tjetër i Besnik Sulajt- si pjesë të një grupi kriminal i akuzuar për trafikimin e 700 kilogramëve kanabis. Braçaj dhe Sulaj i kanë mohuar akuzat përpara gjykatës.

Që nga viti 2012 e deri tani, administratorët e kompanisë TP&D Oil kanë ndryshuar disa herë. Taulant Musabelliu, Përparim Çaushi dhe Pajtim Braçaj rezultojnë të kenë qënë shpesh në drejtimin e grupit të TP&D Oil.

Gjithashtu, administratori aktual i IRTC, Mitat Sulaj ka shërbyer si administrator i TP&D nga vitit 2012 deri në 2013, ndërkohë që ai vazhdon të jetë pjesë e këshillit mbikëqyrës të kompanisë.

Në një postim në Facebook në shtator 2016, ish kryeministri Sali Berisha denoncoi se pas kompanisë IRTC fshihet biznesmeni Besnik Sulaj.Ndryshe nga IRTC dhe TP&D Oil, pronësia e Deveron Oil nuk është e qartë. Megjithatë, burime pranë ARMO-s i thanë BIRN se ka dyshime se mbas saj mund të fshihet biznesmeni Rezart Taçi, ndaj të cilit janë hapur disa hetime penale në Shqipëri dhe në vende të tjera.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur hetime mbi mënyrën se si firma përdori një skemë mashtrimi të njëjtë me atë të biznesmenit Taçi dhe më pas u largua nga Shqipëria duke lënë një mal me borxhe,” i tha BIRN një burim nga qeveria shqiptare.

“Kontrata që Deveron Oil bëri me ARMO-n ishte mjaft favorizuese. ARMO kishte detyrime për të gjitha: pagat, taksat, energjinë, ekspertizën teknike… çdo gjë. ARMO funksiononte, rriste borxhet dhe Deveron mund të punonte e qetë,” sqaroi i njëjti burim për BIRN.

Tags: armofalimenthistrorirafineritezhytet

TË LIDHURA

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…
Aktualitet

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

12:02 | 12/03/2026
Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen  paqësore
Aktualitet

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen paqësore

11:41 | 12/03/2026
Next Post
Gaz Demi ia beson Partizanin Olsi Ramës

Olsi Rama mbledhje urgjente/Kush do e pësojë Trashi apo Starova?

Rreziqet që kërcënojnë botën dhe domosdoshmëria e NATO-s

Alarmohet NATO: Po humbim dominimin ndaj Rusisë

Shtrëngatat e motit/Policia: Ulni shpejtësinë, ka rrëshqitje gurësh!

Shtrëngatat e motit/Policia: Ulni shpejtësinë, ka rrëshqitje gurësh!







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

by mirseda
12:06 | 12/03/2026
0

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë Për vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar për heqjen e...

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

12:02 | 12/03/2026
Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen  paqësore

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen paqësore

11:41 | 12/03/2026
Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

11:39 | 12/03/2026
Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

11:27 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com