Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Armiku më i madh i Evropës nuk janë myslimanët, por politikat raciste që zbaton”

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
“Armiku më i madh i Evropës nuk janë myslimanët, por politikat raciste që zbaton”

Shefja e UNESCO-s në Bruksel, Dr. Naciye Selin Senocak, ka theksuar se të rinjtë myslimanë të cilët janë të tjetërsuar dhe janë shpërbërë nga identiteti në Evropë, anëtarësohen te grupet terroriste me ndjenjën për të provuar ekzistencën e tyre dhe për të fituar një identitet dhe pushtet të ri.

Naciye Selin Şenocak për Lidership Evropian në Diplomaci Kulturore, Shkencore dhe Inovative pranë Institutit të Studimeve Evropiane, duke folur për Anadolu Agency (AA), për rritjen e lëvizjeve të djathta ekstreme në Evropë, ndërhyrjet kundrejt Islamit dhe myslimanëve, ndërhyrjet e fundit të Francës për të ndryshuar disa nga ajetet e Kur-anit si dhe ndërhyrjet që kërkohen të bëhen ndaj islamofobisë dhe fesë islame, tha se “Armiku më i madh i Evropës nuk janë të rinjtë myslimanë, por politikat raciste ndarëse që zbaton”.

Në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare që Evropa kritikon Turqinë, Şenocak tha se për këtë Evropa duhet të marrë shembull nga Turqia, dhe ka shtuar se “si shembull konkret të kësaj mund të japim propozimin e ndalesës për mbulesën me shami të bërë nga ministrja e shtetit Zühal Demir javën e kaluar në Belgjikë”.

“Organizata terroriste për të cilën është simpatizante ministrja që ka paraqitur propozimin në fjalë, merr në male vajzat duke i kërcënuar dhe privuar ato nga liria e tyre dhe duke kryer abuzime nga më të ndryshmet. Fatkeqësisht ata që mbartin një emër turk dhe kanë gjetur një vend në politikën në Evropë duke diskretituar turqit dhe duke ndarë myslimanët, pasi të përdoren për disa kohë do të zhduken nga arena e politikës si persona pa personalitet dhe identitet. Por ata kanë harruar një gjë se asnjëherë nuk do të cilësohen si belgë apo gjermanë, përkundrazi do të jetojnë me damkën si persona që kanë tradhtuar popullin e tyre”, ka vlerësuar Şenocak.

“Ndërhyrja ndaj Islamit po e tërheq në kaos Evropën”

Evropa ndodhet në një krizë të madhe sociale dhe kontradiktore, në njërën anë flet për të drejtat e njeriut, demokracinë, lirinë dhe në anën tjetër ndan si “armikun brenda nesh” pakicën myslimane që jeton në Evropë në vend që t’i integrojë dhe të respektojë besimet dhe traditat e tyre.

Në lidhje me tentativat për ndërhyrje ndaj Kuranit në Francë, duke bërë të ditur se kërkesat për të hequr disa ajete nga Kurani janë zhvilluar me iniciativën e sionistëve që jetojnë në Francë, Şenocak tha: “Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është i caktuar; Evropën po e tërheqin drejt luftës, drejt një kaosi. Vendet evropiane duhet të jenë më të kujdesshme në këtë çështje. Madje edhe në raportin e Evropës për luftën kundër terrorizmit vërehet se kërcënimi dhe rreziku më i madh i akteve terroriste të bërë në emër të Islamit është keqinterpretimi i Kur’anit, si dhe përdorimi nga grupet radikale i termave islamikë dhe përdorimi i Islamit në drejtim të interesave ideologjike politike”.

Këto sulme kryhen jo në emër të Islamit, por me ndjenjën për të marrë hakun e tyre, ka komentuar Şenocak duke shtuar se “Këto të rinj janë rritur me vlerat e Evropës, por nuk janë kapur pas komunitetit ku ata kanë jetuar, ata janë të rinj që nuk e njohin Islamin dhe nuk e përvetësojnë atë me koncepte islame dhe mësime fetare. Nëse ato do ta kishin përvetësuar me kuptimin e vërtetë Islamin, shumica prej tyre nuk do t’i bashkoheshin organizatave terroriste si DEASH, Al-Kaeda. Vendet evropiane lejuan që këta të rinj t’i bashkoheshin organizatave terroriste. Por vendi ku do të kthehen përsëri këta të rinj janë sërish vendet nga kanë ardhur. Me humbjen e DEASH-it shumica janë duke u kthyer. BE-ja këto të rinj duhet t’i integrojë në shoqëri duke zhvilluar një politikë të re integrimi posaçërisht për këto të rinj.”

“Ndërkohë në anën tjetër kanë një punë të madhe për të bërë edhe dijetarët fetarë që jetojnë në Evropë. Është e nevojshme që emigrantët myslimanë dhe organizatat e shoqërisë civile të bashkohen dhe me një qëllim të përbashkët të formojnë qendra arsimore që të shpjegojnë në mënyrën më të drejtë Islamin dhe gjithashtu të zhvillojnë një diplomaci të re publike. Bashkë me këtë edhe Vëllazëria Myslimane duke u vetëdijesuar se kërkesat për ndryshimin e ajeteve të Kur-anit janë me qëllime provokative, ajo duhet të tregojë maturi kundër këtyre dhe me një qëndrim të fortë të ofrojë zgjidhje racionale dhe konkrete. Dy nga më të rëndësishmet e këtyre zgjidhjeve janë publikimet në shumë gjuhë dhe trajnimi i të rinjve myslimanë në mënyra të shumanshme në kurset e arsimit fetar”, tha Şenocak.

Duke folur për vendin e Turqisë në botën islame, Şenocak tha se “Presidenti Erdogan, përkundër liderëve të tjerë që kanë qëndruar të heshtur dhe pasivë përballë persekutimeve të përjetuara në botën islame, ai ka treguar se është ‘zëri i të shtypurve’ dhe është bërë shpresë për botën islame që për shumë vite ka qenë nën presion dhe është shfrytëzuar”.

“Turqia duke treguar një qëndrim guximtar në arenën ndërkombëtare me mos heshtjen përballë persekutimeve që myslimanët janë përballur dhe duke siguruar marrjen e vendimeve të sanksioneve ndërkombëtare tregon se ajo mund të rimarrë përsipër një rol lider në botën islame. Turqia është vendi që javën e kaluar në OKB ka qenë lider për marrjen e vendimit të gjykimit pas përcaktimit se janë gjenocid veprimet e kryera ndaj myslimanëve të Arakanit në Mianmar. Një tjetër temë e rëndësishme është ajo që presidenti Erdogan ka nënvizuar se ka nevojë për një përfaqësues në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) i cili të përfaqësojë myslimanët dhe të mbrojë interesat e tyre. Në strukturën aktuale tashmë 5 vende nuk mund të drejtojnë botën. Në qendrën e konflikteve të përgjakshme ndodhen myslimanët dhe fatin e myslimanëve mund ta përcaktojnë vetëm myslimanët”, u shpreh Şenocak./AA/

Tags: Evropësmuslimanetpolitikatracistezbaton

TË LIDHURA

Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 68-vjeçarja
Aktualitet

Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë 68-vjeçarja

18:06 | 10/12/2025
Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit
Aktualitet

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit

16:33 | 10/12/2025
Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur
Aktualitet

Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur

16:16 | 10/12/2025
Next Post
“Me apo pa Ronaldon, Real Madrid është favorit për Championsin”

“Me apo pa Ronaldon, Real Madrid është favorit për Championsin”

Mos hiqni dorë nga sheqeri, por përdoreni me kujdes

Mos hiqni dorë nga sheqeri, por përdoreni me kujdes

Shaqiri? Drejtori i Crvena Zvezdës: Presioni mbi të, nuk e di nëse do vijë

Shaqiri? Drejtori i Crvena Zvezdës: Presioni mbi të, nuk e di nëse do vijë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale
Bota

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

by mirseda
21:34 | 10/12/2025
0

Turistëve nga dhjetëra vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, mund t’u kërkohet të japin një historik pesëvjeçar të...

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Fjolla Morina: “Që gjashtë vite nuk mund të dal jashtë Kosovës” për shkak të çështjes ligjore

Fjolla Morina: “Që gjashtë vite nuk mund të dal jashtë Kosovës” për shkak të çështjes ligjore

20:56 | 10/12/2025
Mijëra protestojnë në Bullgari: “Dorëheqje”, “Mafia Jashtë” dhe “Për Zgjedhje të Drejta”

Mijëra protestojnë në Bullgari: “Dorëheqje”, “Mafia Jashtë” dhe “Për Zgjedhje të Drejta”

20:46 | 10/12/2025
Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA

Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA

20:44 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com