Mungesa e golit në kampionatin e Bolivisë, ku është transferuar gjatë merkatos së janarit, kishte filluar t’i shndërrohej në një makth Armando Sadikut
Por më në fund elbasanasi është çliruar dhe u është përgjigjur kritikave me një dopietë.
Sulmuesi i kombëtares zhbllokoi sfidën në transfertën ndaj San Jose me një gol në minutën e 22-të, ndërsa në të 45-ën shënoi golin e tretë për Bolivarin dhe kompletoi dopietën personale.