Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Aplikacione spiunimi kundër pandemisë

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
Aplikacione spiunimi kundër pandemisë

Autoritetet shëndetësore duan të marrin të dhëna nga operatorët e telefonisë celulare që të krijojnë profile të lëvizjes së shtetasve. Një ndërhyrje në të drejtën themelore të vetëvendosjes informative?

“Të gjitha masat që merren për përpunimin e të dhënave duhet të jenë të nevojshme, të përshtatshme dhe proporcionale. Deri tani, nuk ka asnjë provë që të dhënat e vendndodhjes individuale të ofruesve të telefonisë celulare mund të ndihmojnë në përcaktimin e personave të kontaktit.” Me këtë mesazh në tëitter i komentoi të dielën ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen nga Infeksionet, të propozuara nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, zyrtari më i lartë i Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave, Ulrich Kelber.  “Ligji për mbrojtjen nga infeksionet” tingëllon mirë, por ndryshimet që propozohen përmbajnë disa elementë shpërthyes.

Gjurmimi i telefonit celular

Çdo krizë është një katalizator. Për sfida të mëdha, siç është pandemia e Coronas, vendimmarrësit duhet të gjejnë përgjigje shpejt. Që në fillim të marsit, Instituti gjerman Robert Koch e diskutoi mundësinë e krijimit të profileve të lëvizjes të personave të infektuar me Corona, duke ndjekur telefonin celular. Kjo nuk ka për qëllim vetëm të sigurojë informacione për përhapjen e virusit, por edhe të zbulojë dhe paralajmërojë personat e mundshëm të kontaktit dhe kështu të kontribuojë në kufizimin e përhapjes. Në Azi, veçanërisht në Kinë, autoritetet shëndetësore e përdorin këtë mjet prej kohësh.

Javën e kaluar, Deutsche Telekom i përcolli për herë të parë pesë gigabajt të dhëna telefonike shkencëtarëve në Institutin-Robert-Koch. Studiuesit aktualisht po negocionojnë për marrjen e të dhënave nga operatori Telefonica. Sipas rregulloreve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, të dhënat e gjurmimit mund t’i kalojnë Institutit Koch vetëm në bazë vullnetare, vetëm në mënyrë anonime dhe për qëllime jo tregtare. Çdo gjë tjetër nuk është as proporcionale, as e ligjshme. Por gjykatësi i Berlinit, Ulf Buermeyer dyshon nëse të dhënat vullnetare, anonime të grupit mund të përdoren për luftën me virusin.

Profilet e lëvizjes dhe aplikacionet e spiunimit

Shqetësimet për mbrojtjen e të dhënave nuk luajnë një rol po aq të rëndësishëm kudo, sa në Gjermani. Shërbimi Kombëtar Britanik i Shëndetit NHS po planifikon gjithashtu një vlerësim qendror të të dhënave të telefonave celularë. Në Austri, operatorin më të madh celular A1 e detyruan të vërë në dispozicion të dhënat e mbi pesë milionë përdoruesve të tij. Kjo në një kohë kur nuk janë të mundshme konstatimet e profileve të lëvizjes për përdorues individualë, por vetëm për grupe më të mëdha. Edhe gjigantët e internetit Google dhe Facebook gjithashtu thuhet se tashmë po negociojnë me qeverinë e SHBA për përcjelljen e të dhënave të përdoruesve.

Izraeli shkoi edhe një hap më tej: shteti i vogël tha javën e kaluar se do të ngarkojë shërbimin e tij të fshehtë Shin Bet për gjurmimin e telefonave celularë të personave të infektuar. Burimet dhe përvoja e nevojshme atje janë gjithsesi në dispozicion, u argumentua. Vërtet që gjykata më e lartë izraelite fillimisht e ndaloi këtë procedurë, por ajo mund të kapërcehet duke deklaruar një ndalim-dalje të plotë ose duke vendosur kontrolle speciale parlamentare për gjurmimin e të infektuarve me Corona.

Vëmendje më tej nga Izraeli tërhoqi kompania e famshme dhe famëkeqe e sigurisë kibernetike NSO-Group. Sipas raporteve të shtypit amerikan, ajo ka zhvilluar një aplikacion që pretendohet se përdor të dhëna të telefonit celular për të ndjekur përhapjen e Coronas dhe mund të paralajmërojë përdoruesit individualë. Grupi NSO, i cili ka tërhequr vëmendjen në të kaluarën me aplikacione spiunimi, që shfrytëzojnë boshllëqet e sigurisë të mesenxherit Ëhatsapp, raportohet se tashmë ia ka ofruar aplikacionin autoriteteve shëndetësore të vendeve të ndryshme.

Politika shëndetësore dhe mbikqyrja masive – për se bëhet fjalë në “debatin e gjurmimit”?

Pandemia e Coronas tashmë është me përmasa historike. Ajo gjithashtu është edhe sëmundja e parë globale, që luftohet në mënyrë digjitale. Në një kohë që mjetet digjitale si telemjekësia dhe portalet në internet janë të padiskutueshme, gjurmimi i celularëve ngjall kujtime për mbikqyrjen digjitale në masë. Pas zbulimeve të Edward Snoëden-it, kush e kishte menduar se do të ishte një pandemi globale që do të zbulonte përfitimet dhe rreziqet e teknologjisë digjitale me një forcë të tillë? A duhet të mblidhen të dhënat personale (të telefonit celular) për të gjetur personat e infektuar dhe personat e kontaktit? Deri tani, kjo dilemë dukej se prekte vetëm policinë dhe shërbimet e fshehta. Pastaj erdhi Corona dhe tregoi se mbikqyrja digjitale në sektorin e shëndetit ndoshta mund të shpëtojë jetë.

Debati për gjurmimin e telefonave celularë në krizën e Coronas është pra debat për një çështje kryesore të demokracisë: për ekuilibrin midis sigurisë dhe lirisë. Vende të ndryshme e kanë zgjidhur ndryshe barazpeshën e mbrojtjes së të dhënave dhe masave paraprake të sigurisë. Në Izrael, ku shërbimet sekrete dhe mbikqyrja perceptohen kryesisht si mbrojtje, ka shumë më pak rezerva për të përdorur gjurmimin e telefonit celular për të luftuar Coronan. Në Gjermani, nga ana tjetër, Ministrit të Shëndetësisë Spahn iu desh ta hiqte për momentin fragmentin e diskutueshëm nga ligji. Autoritetet shëndetësore fillimisht nuk do të marrin kompetenca të shërbimeve të fshehta. Në vend të kësaj, Ligji i ri për Mbrojtjen nga Infeksionet flet për këshillime të mëtejshme mbi përdorimin e ardhshëm të gjurmimit të telefonave celularë. /DW

 

Tags: aplikacionet e spiunimitautoritetet shendetesoregjurmimi i telefonit celular

TË LIDHURA

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë
Bota

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Next Post
Merkel flet nga karantina: Nuk dihet kur do përfundojë izolimi

Merkel flet nga karantina: Nuk dihet kur do përfundojë izolimi

Mjekët dhe infermierët nisen në Itali/ Rama: Shqiptarët nuk e braktisin kurrë mikun

Mjekët dhe infermierët nisen në Itali/ Rama: Shqiptarët nuk e braktisin kurrë mikun

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ Rritet numri i viktimave

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ Rritet numri i viktimave







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com