Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Anulimi i zgjedhjeve, gafa e pafalshme e Ilir Metës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Anulimi i zgjedhjeve, gafa e pafalshme e Ilir Metës

Ilir Meta mund të ketë pasur të gjitha arsyet e botës të ndërmerte aktin radikal dhe të paprecedentë që kreu sot: anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Ai mund të ketë vepruar si ish kryetar i LSI. Ai mund të ketë vepruar si simboli i unitetit të kombit. Ai mund të ketë vepruar si garantues i kushtetutës, që prezumon pluralizmin. Ai mund të ketë vepruar si zjarrfikës i konfliktit në prag të shpërthimit.

Ashtu sikurse ka paralajmëruar presidenti në deklaratën e tij, ne do ti mësojmë të hënën arsyet e vërteta të këtij vendimi. Ne do të presim dhe dy ditë për të njohur argumentimin juridik, dhe ndoshta nuk do të marrim vesh kurrë publikisht, motivimin e tij politik.

Por cilatdo të kenë qenë shtysat e kreut të shtetit, sado të arsyeshme apo racionale, sado të nisura nga motivimi për kompromis, paqe sociale apo integrim europian të kenë qenë ato, vendimi i Presidentit është një akt i pafalshëm.

Dhe ai është i tillë sepse, në thelb, ai përbën një tentativë për ti shtrirë dorën Edi Ramës. Sepse në gjenezë ai niset nga premisa se i duhet përerë opozitës rruga e nisur për të dalë nga sistemi.

Që kur PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet, mospjesmarrja e tyre në zgjedhjet e qershorit ishte një etapë e logjikshme dhe e detyrueshme. Të dyja këto vendime radikale, të shoqëruara me protestat herë të dhunshme dhe herë të pafuqishme të pakicës, ishin e keqja e domosdoshme për të treguar fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. Të gjitha së bashku ato tentonin të rikrijonin telajon e Shqipërisë reale, atë të në autarkie ku sundonte një njeri i vetëm, i cili vendoste edhe për tenderat me letra fallco edhe për lejet e rokaqiejve, edhe për sheshet e qyteteve edhe për gjykatësit e prokurorët edhe se ku do vidhte vota Nicja me Gjushin.

Njeriu që kishte ngritur këtë regjim duhej lënë i vetëm me tepsi në dorë, me parlamentin ku dialogon me Kujtim Gjuzin dhe me 61 bashkitë që i kontrollojnë profile kandidatësh si Elton Arbana (i dalë në përgjimet e Bild).

Pra, filozofia e përmbledhur e gjithë kësaj lëvizjeje ishte: e keqja duhet të shkojë deri në ekstrem, sepse kjo histori, më mirë të kishte një fund të tmershëm sesa një tmerr pa fund.

Mostra që Edi Rama ka rritur për gjashtë vite, nuk mund të zhbëhej, as me kompromis dhe as me marëveshje politike, ajo qe bërë aq e fuqishme sa nesër do të kapte po njësoj, qoftë Bashën edhe qoftë Kryemadhin. Shqiptarët mund të shpëtonin prej saj vetëm përmes gijotinës.

Pikërisht këtë dinamikë opozitare të nisur prej katër muajsh ndërpreu Ilir Meta me anullimin e dekretit të zgjedhjeve. Ai nuk nuk e lejoi Edi Ramën të identifikohej deri në ekstrem me të keqen. Ai i shtriu dorën për ta mbajtur në lojë dhe për ta rikthyer si faktor në tavolinën e kompromisit.

Në këtë kuptim, cilatdo të kenë qenë argumentet juridike apo arsyet politike të presidentit, akti i tij duhet parë si një pengesë që e keqja të shkonte deri në fund, e për rrjedhojë, që ajo të merrte, më pas, gjykimin që meriton.

Pas tërheqjes së 30 qershorit, këtë skenar nuk e ka më në dorë opozita. Tani shpresa e vetme që ai të ndodhë është paradoksalisht vetë Edi Rama. Le të shpresojmë që në delirin e tij, ai të na shpëtojë, ose duke vazhduar me këmbëngulje drejt votimeve, ose duke duke mbledhur numrat për shkarkimin e presidentit./ Lapsi.al

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Anulimi i zgjedhjeve/ Demalia për Metën: Burri shteti, shpëtoi shqiptarët nga përplasja civile

Anulimi i zgjedhjeve/ Demalia për Metën: Burri shteti, shpëtoi shqiptarët nga përplasja civile

“Më qëlloi me grusht dhe…”/ Valbona Selimllari: Si tentuan të më përdhunonin

"Më qëlloi me grusht dhe..."/ Valbona Selimllari: Si tentuan të më përdhunonin

FOTOLAJM/ Berisha në vështirësi gjatë protestës së opozitës

FOTOLAJM/ Berisha në vështirësi gjatë protestës së opozitës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com