Kombëtarja ukrainase e futbollit është ”mbërthyer”, nga Covid-19.
Katër futbollistë dhe një pjesë e stafit kanë rezultuar pozitiv, ku midis tyre janë, sulmuesi i Uest Hem Andri Jarmolenko, Serhi Sidorçuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Tsigankov.
Të 5 të infektuarit janë vetë-izoluar në hotelin në qytetin e Lajpcigut në Gjermani ku do të sfidohen me ish-kampionët e botës mbrëmjen e sotme për kompeticionin e Ligës së Kombeve.
Aktualisht, trajneri ukrainas, Andrij Shevçenko ka në dispozicion për sfidën ndaj Gjermanisë vetëm 17 lojtarë.