52 refugjatë sirianë, afganë, irakianë dhe palestinezë janë shpëtuar nga anija shqiptare “Oriku”.
Operacioni është zhvilluar mbrëmë rreth orës 21:45 në detin Egje, ku anija shqiptare zbuloi një gomone me 52 refugjatë.
Fatmirësisht, këta të fundit u imbarkuan në anijen “Frontex” dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Prej vitit të kaluar, FA-të i janë bashkuar misionit të Frontex për emigrantët, duke patrulluar në ujërat e detit Egje.