Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Andi Bushati i lutet opozitës: Pse e thirrni Ramën, lëreni me pushime!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama vulosi fundin e tij me qeverinë e re

Analisti Andi Bushati në një shkrim të tij i ka bërë thirrje opozitës që të mos fajësojë qeverinë Rama për masakrën e Selenicës. Ai është shprehur se politikanë shfrytëzojnë çdo rast për të sulmuar kundërshtarin, dhe sipas tij këtë gjë po e bëjnë disa politikanë në radhë të opozitës.

Nga Andi Bushati

Ndërsa Edi Rama ka nisur pushimet, të gjithë opozitarët e tij i kanë filluar një proces në mungesë për dy nga temat madhore që po zaptojnë këto ditë titujt kryesorë të shtypit.

Disa i kërkojnë llogari për ngjarjen makabre të Selenicës, për faktin se vazhdoi vakancat i qetë, për postimet që bëri pas saj, në Facebook, e kështu me radhë. Në krye të frontit të këtij sulmi janë vënë kryesisht figura qëndrore të LSI-së, të cilët përditë e më shumë e shohin si dekoratë për opzitarizmin e tyre, kritikën e kryeministrit, për çdo gjë dhe me çdo kusht.

Aq të fiksuar janë në shigjetimin e kryerilindasit sa shpesh ngjajnë me atë personazhin e anekdodës së Vlorës së vitit ’97 që edhe kur kapi gruan duke e tradhëtuar me dikë tjetër, rifilloi të shante Berishën për këtë të keqe.

Po me të njëjtin sens humori i kishte trajtuar një media pranë qeverisë kritikat që po i bëhen kryeministrit për mos prononcimin ndaj idesë së ndarjes së kufirit. “Hip se të vrava, zbrit se të vrava” ishte njëri prej titujve të kësaj të diele.

Ai i referohej kërkesave këmbëngulëse që po bënin hierarkë të lartë të PD-së, se Rama duhet të prononcohej për deklaratat e Thaçit dhe Vuçiçit, duke harruar se po të njëjtët njerëz, i kanë përsëritur me nerv dhe insistim që të mos bëjë rolin e protektorit të Kosovës dhe as të flasë në emër të saj.

Pa dyshim se, pas gjithë kësaj fushate, me nota që herë janë për t’u mëshiruar dhe herë për të qeshur, fshihet një sëmundije maniake e politikës shqiptare për të folur për gjithçka dhe për të mabjtur të pushtuar skenën në çdo moment.

Pa dyshim se, ajo është në traditën më të keqe të protagonistëve të partive që e kanë shndërruar në normë, sulmin kundër kundërshtarit, qoftë edhe vetëm se pse ky i fundit merr frymë.

Pa dyshim se, ajo është, në rastet më të shumta, kundërproduktive dhe rrezikon të shndërrohet në boomerang.

Dhe ky është në fakt një nga problemet e të bërit opozitë: shumfishimi i përditshëm i akuzave deri në zhvlerësimin e tyre. Goditja e Ramës për çdo gjë është gati gati e barabartë me mosgoditjen e tij për asnjë gjë.

Dhe Ramën ke shumë se ku ta kapësh. Mjaftojnë temat e mëdha të hajdutërisë, lidhjes me krimin, mbrojtjes së trafikantëve, krijimit të një kaste që po thellon drejt konfliktit civil, betejën mes të pasurve dhe të varfërve, për të qenë një kundërshtar dinjitoz i tij.

Po t’i kërkosh llogari edhe për krimin e një të sëmuri mendor që mund të ndodhë në ç‘do kënd të globit, apo pse për disa ditë të vetme ka vendosur të n’a lërë në paqe dhe të mos na bëjë pis ekranet, kjo nuk është më opozitë, por parodi.

Problemi i dytë i kësaj strategjie politike, për t’a thirrur kryeministrin me çdo kusht në skenë, nuk përbën as një lëvizje pragmatike në interes të qytetarëve. Rama i takon asaj race të shpeshtë mes liderve tanë, që bëjnë më shumë dëm duke qenë në punë, sesa kur janë jashtë zyre.

Me siguri që Edi i Dhërmiut, që gëzon vilën qeveritare që e ka dizenjuar vetë, është një përdorues më i mirë i Facebookut në orët e zhegut, një baba më i kujdeshshëm për Zahon, një familjar më i qetë dhe një qytetar më i zakonshëm, sesa Rama që do të rikthehet në zyrë, për të firmosur shembjen e teatrit, favoret për pikat e basteve, ndërtimet e reja te garda dhe rrënimin e stadiumit Dinamo.

Prandaj le të mos e thërrasim atë sa më shpejt në skenë. Le t’i gëzohemi edhe disa ditë ekraneve të çliruara të TV-ve dhe le t’i shtyjmë edhe për pak gjëmat që na ka rezervuar shtatori. Edi n’a duhet edhe disa ditë me pushime. /Lapsi/

TË LIDHURA

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

12:05 | 15/11/2025
Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë
Politikë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Next Post
Del video/Dua Lipa elektrizoi publikun, shpalosi flamurin dhe bëri shqiponjën

Del video/Dua Lipa elektrizoi publikun, shpalosi flamurin dhe bëri shqiponjën

Video/Polici hero, shpëtoi nusen e mbërthyer nga uji

Video/Polici hero, shpëtoi nusen e mbërthyer nga uji

Video/Nusja që sfidoi motin, në mes të ujit drejt altarit

Video/Nusja që sfidoi motin, në mes të ujit drejt altarit







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

by mirseda
12:05 | 15/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” Florian Binaj, kandidatin për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje të cilat nuk u...

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

11:05 | 15/11/2025
Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

11:01 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com