Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza/ Tregtia, më e lehta nga të gjithë sektorët e ekonomisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
INSTAT: Inflacioni shkon në 2%, rënie e lehtë

Në Republikën e Kosovës sektori më i preferuar dhe fitimprurës, vazhdon të mbetet tregtia. Sipas ekspertëve të ekonomisë, orientimi i afaristëve në këtë sektor, pas përfundimit të luftës, ka qenë, siç thonë, i “imponuar” për të krijuar të hyra për familjet e tyre.

Pasi, thonë ata, zhvillimi i kësaj veprimtarie është më i lehtë dhe fillimisht kërkon më pak mjete financiare.

Tregtia është një lloj aktiviteti ekonomik që kryhet nga individ apo kompani që merren me shitblerjen dhe shpërndarjen e prodhimeve të ndryshme, me qëllim të furnizimit të popullsisë.

Por, ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se autoritetet kompetente në Kosovë duhet të krijojnë kushte që ky sektor të zëvendësohet me industri të prodhimit, pasi me sektorin e tregtisë, sipas tyre, eksportohen mjetet e gatshme financiare jashtë Kosovës.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë se tregtia nuk është sektori më i preferuar, por sektori i parë i mundshëm që zhvillohet pas tranzicionit ekonomik.

Kelmendi: Ne e dimë që ekonomia prodhuese në Kosovë ka pasur një rënie të madhe për shkak të formës se biznesit socialist dhe pengimit të procesit të prodhimit për vite të tëra. Dhe kjo ka ndikuar që ekonomia e Kosovës me qenë gati në nivelin zero. Dhe menjëherë pas përfundimit të luftës, filloi procesi i zhvillimit të tregtisë, për arsye se kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për mallra të ndryshme u paraqiten menjëherë.

Ndryshe, të dhënat zyrtare të tregtisë së jashtme në Kosovë tregojnë se gjatë vitit 2016, eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe të botës, ishte 309 milionë euro, përderisa vlera e mallrave të importuara në Kosovë nga vende të ndryshme ka arritur në mbi 2.7 miliardë euro.

Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, ndërkaq shprehet se sektori i tregtisë konsiderohet sektori më i lehtë nga të gjithë sektorët ekonomikë, pasi kërkon më pak shkathtësi biznesi dhe më pak investime për bizneset fillestare, kurse më lehtë vjen tek profiti.

Gashi: Kjo është arsyeja kryesore pse pjesa dërmuese në Kosovë merret më sektorin e tregtisë. Sektori i prodhimtarisë është sektor më i ndërlikuar, i cili kërkon lokacion të përshtatshëm, kërkon investime, mjete pune, fuqi të profesionalizuar punëtore, madje edhe gjetjen e tregut, përballimi me konkurrencën, pagesën e taksave dhe tatimeve dhe transportit e të tjera.

Por, Ramiz Kelmendi i cili njëherësh është pronar i kompanisë tregtare dhe prodhuese “Elkos Group”, thotë se sektori tregtar duhet të jetë tregues për autoritetet kompetente dhe afaristët potencialë, se cilat mallra importohen më tepër në Kosovë, në mënyrë që të mundësohet prodhimi i tyre.

Kelmendi: Tregtia tash mundëson krijimin e numeracioneve se çka në Kosovë konsumohet më tepër. Në mënyrë që prodhuesit t’i qasen këtyre informatave duke i marrë shënimet në Doganën e Republikës se Kosovës që të fillojnë prodhimin, rrjedhimisht zëvendësimin e atyre produkteve që mund të prodhohen dhe përpunohen në Kosovë. Por, për të arritur këtë nuk mjafton vetëm ideja, por nevojitet edhe forma dhe mënyra e financimit të këtyre veprimtarive ekonomike.

Sipas të dhënave zyrtare, mjetet ndryshme të transportit, produktet e drurit dhe plastikës, janë mallrat me vlerën më ta madhe që nga vende të ndryshme importohen në Kosovë, shkruan REL.

Kurse Naim Gashi, thotë se pavarësisht se në viteve të fundit janë bërë disa përmirësime për sektorin e prodhimit, Qeveria e ardhshme duhet që të gjejë mënyra që të stimulojnë këtë sektor.

Gashi:  Mirëpo, besoj se Qeveria e re duhet ta miratojë pakon e re fiskale dhe të heqë barrën fiskale, sa i përket importit të lëndës se parë, makinerisë dhe teknologjisë, e cila përdoret në sektorin e prodhimtarisë në Kosovë. Në këtë mënyrë do të stimulohet sektori i prodhimit.

Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë, i takon tregtisë me mbi 50 për qind, po ashtu edhe numri më i madh i qytetarëve është i punësuar në sektorin e tregtisë.

Tags: analizaekonomikemë i lehtasektorëtte gjitheTregtia

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Studimi/ Çokollata përmirëson memorien dhe mbron shëndetin mendor

Studimi/ Çokollata përmirëson memorien dhe mbron shëndetin mendor

Paris, rikthehen në teatro shfaqjet mbi jetën e Nënë Terezës

Paris, rikthehen në teatro shfaqjet mbi jetën e Nënë Terezës

Borgen Project shkruan për varfërinë shqiptare

Borgen Project shkruan për varfërinë shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com