Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Analiza: Sa do të zgjasë qeveria e re britanike?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Analiza: Sa do të zgjasë qeveria e re britanike?

Nga: Lavdrim Krashi*

Konsevatorët britanikë fituan zgjedhjet e përgjithshme në dhjetor 2019 me një program radikal, sidomos për çeshtjen e Brex-it me lider Boris Jonson. Ky i fundit kishte ardhur në krye të konservatorëve pas largimit nga kjo detyrë prej grupit parlamentar te zonjës Theresa May.

Karma e ndoqi zotin Jonson dhe vet ai u largua nga drejtimi i partise, edhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministrit ne korrik 2022 pas disa skandaleve prej të cilave ai është akoma në investigim nga parlamenti britanik.

Mënyra e zgjedhjes se kryetarit te Partisë Konservatore fillon në grupin parlamentar dhe më pas, nëse ka dy deputetë të grupit parlamentar që kanë mbështetjen e më shumë se 100 deputetëve, shkon para anëtarëve të partisë nën parimin një anëtar nje votë (rreth 120 mijë).

Në rastin e largimit të zotit Johnson, duhej mbështetja e 1/5 së deputetëve konservatorë dhe ky proces zgjati 5 javë dhe ndonëse fitues ishte Rishi Sunak nga radhët e deputetëve konservatorë, anëtarësia e partise kurorëzoi fituese zonjën Liz Truss. Ajo zgjati në këtë detyrë vetëm 45 ditë duke shënuar një rekord si kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ndonëse arsyet mund të jenë të ndryshme, por ajo çka ra në sy ishte mini buxheti (rishikimi i buxhetit dhe paketës fiskale) pa konsultim me institucionet fiskale, në të cilin kryesisht propozohej ulje të mëdha taksash, por vetëm për të pasurit.

Kjo shkaktoi luhatje në tregun financiar me parashikime për efekte negative për koston e jetesës për qytetarin britanik.

Largimi i Truss hapi rrugën për nje garë të re për kryetar të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht kryeministër i vendit. Zgjedhja më e drejtë dhe e natyrshme do ishte zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur kryministrin/en e vendit me mandat nga elektorati, por thirrja për zgjedhje qëndron në duart e konservatorëve. Dhe sfida e tyre është gjetja e një figure unifikuese për partinë dhe njëkohësisht duar të sigurta për ekonominë.

Por zgjedhjet e parakohshme në këto momente do të çonin me shumë gjasa në humbje të thellë të konservatorëve dhe një qeveri laburiste. Në këto rrethana duket sikur konservatorët do zgjedhin drejtuesin e tyre që mund të unifikojë partinë dhe drejtojë vendin deri në zgjedhjet e tjera me shpresën e stabilizimit të situatës ekonomike dhe forcimin e pëlqyeshmërisë së tyre me votuesit për të mos humbur dhjetra vende në parlament. Zgjedhja më e natyrshme duket se do ishte Rishi Sunak, një ekonomist i respektuar dhe ish- minister i Financave kompetent. Gjithsesi çdokush prej anëtarëve të Parlamentit të Partisë Konservatore kishte të drejtën për të konkuruar sa kohë që merrte mbështetjen e të paktën 100 deputeteve konservatorë në Parlamentin britanik.

Ndonëse në treg u hodh ish kryeministri i larguar vetem para dy muajsh, Boris Johnson, ai u tërhoq nga gara me arsyetimin se nuk e bashkonte dot Partinë Konservatore. Është e paqartë gjithashtu nëse ai i mori 100 firmat e nevojshme të deputetëve, paçka se u shpreh se kishte 102.

Konservatorët britanik kanë përgjegjësinë kundrejt taksapaguesit britanik për të zgjedhur një kryeministër që ofron stabilitet ekonomik dhe politik. Sunak eshte ndoshta personi më i përshtatshëm për të drejtuar Partinë Konservatore dhe qeverinë britanike duke bashkuar sensitivitetet e ndryshme politike brenda konservatorëve por sidomos duke ofruar kompetence profesionale, paçka se në bazën e Partisë Konservatore mbetet një figurë ndarëse si personi që solli largimin e Johson nga pushteti.

Opozita laburiste po gëzon përparësi të theksuar në opinionin publik me një epërsi mbi 30% në sondazhe që tregon se ajo ecën e sigurt drejt 10 Downing Street. Nëse sondazhet replikohen në zgjedhje reale, konservatorët rrezikojnë të jenë partia e tretë ose e katërt në Parlamentin e ri. Në këto kushte, konservatorët po mundohen të kufizojnë sado pak dëmin elektoral duke patur një qasje pragmatiste dhe zgjedhur në krye të Partisë Konservatore Rishi Sunak. Një zgjedhje e tillë rrit shanset që më shumë deputet konservatorë të zgjidhen në Parlamentin e ardhshëm britanik, kurdo që të mbahen zgjedhjet krahasuar me numrin që do zgjidheshin sikur zgjedhjet të mbaheshin sot.

Në të njëjtën kohë konservatorët shpresojnë se kjo mund ti bëjë ata më të besueshëm dhe kompetent për drejtimin e vendit dhe rikthimin e besimit në tregjet financiare.

TemA

*Autori është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është njohës i mire i zhvillimeve në Britaninë e Madhe, ku ka jetuar për disa vite e ku ka punuar në administratën vendore të Londrës.

 

Tags: boris jonsonLavdrim KrashiRishi SunakTheresa May

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
“Gomones i mbaroi karburanti, ishte shumë ftohtë”, të rinjtë shqiptarë rrëfejnë sakrificat e kalimit në Angli

“Gomones i mbaroi karburanti, ishte shumë ftohtë”, të rinjtë shqiptarë rrëfejnë sakrificat e kalimit në Angli

Meta ngre alarmin: 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë, Rama s’ka indeksuar pagat e punonjësve

"Po tentohet të fshihet e vërteta", Meta reagon për vd*kjen e Lear Kurtit

Kush është Rishi Sunak, favorit në garën për kryeministër të Britanisë

Kush është Rishi Sunak, favorit në garën për kryeministër të Britanisë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com