Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Analiza/ Këshillat drejtues janë në shërbim të pushtetit në Maqedoni

9 vjet ago
in Të Gjitha
Fitorja e Emmanuel Macron forcon euron

Gjatë javës së ardhshme Qeveria e Maqedonisë pritet t’i japë dritë jeshile zgjedhjes së mbi 400 anëtarëve të këshillave drejtues në të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe agjencitë, pasi gjatë kësaj jave qeveria shkarkoi anëtarët e të gjithë këshillave drejtues.

Në bazë të ligjit që rregullon punën e ndërmarrjeve publike në Maqedoni, këshillat drejtues të cilët përbëhen nga 5 deri në 15 anëtarë, shërbejnë si mekanizëm kontrollues për menaxhimin e financave nga ana e drejtuesve ë institucioneve përkatëse.

Nga arka e shtetit brenda katër vjetësh sa është mandati i anëtarëve të këshillave drejtues për honorarë ndahen më shumë se tre milionë euro për të kontrolluar punën e menaxhmentit të institucioneve shtetërore.

Por, ekspertët duke komentuar informacionet e fundit se drejtuesit e institucioneve shtetërore vetëm për një drekë kanë shpenzuar më shumë se 40 mijë denarë ose rreth 650 euro, duke porositur ushqime të posaçme,mish dreri etj, thonë se këshillat drejtues është më se e qartë se janë vënë në shërbim të pushtetit dhe jo kontrollit të punës së drejtuesve të institucioneve.

Temellko Ristevski, ekspert i Administratës Publike dhe ligjërues në Fakultetin e Administratës Publike në Shkup, thotë se qeveria e re duhet me shumë seriozitet t’i qaset përzgjedhjes së kuadrove që do t’i emërojë për anëtarë të këshillave drejtues, ngase kontrolli dhe transparenca është boshti kryesor që i bën funksionale ndërmarrjet publike si institucione që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.

Ristevski: Anëtarët e këshillave drejtues. me përjashtime të vogla më tepër do të thosha se u shndërruan në një instrument që shërbente në duart r strukturave udhëheqëse për të krijuar komoditet të pasurimit për struktura të caktuara në pushtet, sesa si instrument i qytetarëve për të kontrolluar punën e drejtuesve të instituteve publike, të cilat menaxhohen me mjete nga taksapaguesit. Vlerësoj se kjo praktikë duhet të ndalet. Përfundimisht, ndërmarrjet publike duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, por kjo do të arrihet nëse krijohen mekanizma funksionalë të kontrollit institucioneve publike.

Njohësit e çështjeve politike thonë se ndërgjegjësimi i strukturave politike për të menaxhuar me ndershmëri mjetet e shtetit, do të arrihet vetëm në atë rast se krijohen kushte për sundimin e drejtësisë, përkatësisht të gjithë ata që kanë shpërdorur detyrën zyrtare, do të përgjigjen para drejtësisë.

Ali Pajaziti, nga universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, për thekson se qytetarët së fundmi gjithnjë e më zëshëm kritikojnë veprimet e pandërgjegjshme të politikanëve, veçanërisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Pajaziti thekson se sytë e qytetarët janë drejtuar në sistemin e drejtësisë .

Pajaziti: Mediet e pakontrolluara nga pushteti janë në masë të duhur kritike ndaj gabimeve që bëjnë politikanët dhe drejtuesit e institucioneve, duke nxjerrë në shesh të palarat e tyre, të cilat qytetari i rëndomë diku i regjistron, dhe gjatë zgjedhjeve, ai edhe shpërblen dhe ndëshkon. Normalisht se vetëdija politike te ne, nuk është sikurse ajo në vendet perëndimore, pra nevojitet një evoluim i ndërgjegjësimit që të kemi një popullatë më të vetëdijshme nga ajo që është tani.Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë gjatë ditëve të fundit ka marrë vendimin për shkarkimin e Këshillave Drejtues të qindra institucioneve, përkatësisht shkarkimin e mbi 2 mijë anëtarëve të këshillave drejtues .

Në njoftimin e Qeverisë për media theksohet se: “me qëllim të parandalimit të dëmtimit të mëtutjeshëm të Buxhetit me sjelljen e papërgjegjshme të një pjese të anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në ndërmarrjet publike, për të cilët ekzistojnë informacione se kanë firmosur marrëveshje të dëmshme menaxheriale dhe se në pozita menaxheriale kanë emëruar njerëz me honorarë astronomikë, është marrë vendimi për shkarkimin e anëtarëve në të gjithë këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike, entet publike shëndetësore, entet publike për punë sociale, agjenci dhe persona të tjerë juridik”.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar VMRO DPMNE-ja, e cila drejtohet nga ish -kryeministri Nikolla Gruevski, duke e cilësuar këtë veprim të qeverisë për të ndryshua këshillat drejtues pa u skaduar mandati si ndërhyje të politikës në punën e institucioneve të shtetit.

Tags: Këshillat drejtuesmaqedonipushteti

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi: S’luftojmë as kundër Kosovës, as kundër serbëve

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi: S’luftojmë as kundër Kosovës, as kundër serbëve

Inter në kërkim të një super lojtari, piketohet Toni Kroos

Inter në kërkim të një super lojtari, piketohet Toni Kroos

Samsung Galaxy Note 8 publikohet në gusht

Samsung Galaxy Note 8 publikohet në gusht







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Efektivi i policisë ishte duke drejtuar mjetin  humb jetën në moshën 45-vjeçare pas arrestit kardiak
Aktualitet

Efektivi i policisë ishte duke drejtuar mjetin humb jetën në moshën 45-vjeçare pas arrestit kardiak

by mirseda
14:33 | 10/02/2026
0

Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa...

E rëndë në Maliq! 61-vjeçari vetëvritet me çifte, mister shkaqet

E rëndë në Maliq! 61-vjeçari vetëvritet me çifte, mister shkaqet

13:56 | 10/02/2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

13:01 | 10/02/2026
Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki

Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki

12:50 | 10/02/2026
Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

12:40 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com