Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza/ A e humbi Kosova rastin për liberalizimin e vizave?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Perëndimi i shqetësuara për ngërçin politik në Kosovë

Përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave pritet të jetë një nga sfidat edhe për Qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga Ramush Haradinaj. Kriteret për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ishin dhe mbeten në agjendën politike të të gjitha Qeverive të Kosovës, që nga viti 2010 e këndej.

Aktualisht, kanë mbetur dy kriteret e fundit, përkatësisht kriteri për luftimin e korrupsionit dhe ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Njohësit e çështjeve integruese evropiane rikujtojnë se që nga viti 2010, liderët e Kosovës kanë premtuar heqjen e vizave, ndërkohë që sipas tyre, ka munguar vullneti për të bërë edhe dy hapat e fundit.

Në Ministrinë e Integrimit Evropian thonë se fillimi i punës së Qeverisë së re është më se i mirëseardhur, në veçanti sa i përket përmbylljes së çështjeve dhe obligimeve karshi Bashkimit Evropian.

Ministrja për Integrim Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë se kriteret e BE-së janë të qarta sa i përket liberalizimit të vizave dhe, sipas saj, puna e Qeverisë së re, duhet të fokusohet ndër të tjera në plotësimin e tyre.

Sipas saj, do të shtohen angazhimet, duke kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të intensifikojnë punën për plotësimin e kritereve.

Hoxha: Tani për tani Kosova ka obligime dhe duhet përmbushur. Pas plotësimit të kushteve, atëherë vazhdon procesi i koordinimit me institucionet e BE-së për liberalizimin e vizave. Qeveria e re dhe unë personalisht, si ministre, jemi të përkushtuara që të kemi një qasje proaktive në avancimin e agjendës evropiane.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane thonë se Kosova ka mbetur vonë në procesin e liberalizimit e vizave dhe si rrjedhojë, institucionet dhe liderët politikë duhet të bashkëpunojnë dhe t’i kryejnë obligimet në mënyrë që qytetarët të fitojnë të drejtën për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

Avni Mazreku, profesor i së Drejtës Evropiane, thotë se aktualisht procesi i liberalizimit të vizave është i bllokuar te çështja e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ky bllokim, sipas Mazrekut, do të vazhdojë derisa nuk ka një kompromis nacional ndërmjet partive politike në pushtet dhe opozitë.

Mazreku: Ky kompromis nacional duhet t’i tejkalojë ndarjet partiake, klanore, politike eventuale dhe duhet të ketë një kompromis nëse vërtet kjo klasë politike dëshiron të shtyjë agjendën tutje. Mendoj se nuk do të duhej të kishte vonesa nëse kjo klasë politike e ka vullnetin politik që të shtyjë përpara agjendën shtet-formuese të Kosovës.

Kurse, Fatmir Curri, po ashtu, njohës i integrimeve evropiane thotë se Kosova vitin e kaluar e ka humbur mundësinë kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për kosovarët, duke i caktuar dy kushtet e fundit, atë për luftimin e korrupsionit dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, shkruan rel.

Curri konsideron se tani kjo çështje për Kosovën ka ngecur keq.

Curri: Momenti që ka qenë për Kosovën vitin e kaluar, nuk është këtë vit. Evropa po përballet me një valë të madhe të migrimit masiv nga vendet e Afrikës së Mesme përmes Mesdheut, kryesisht përmes Spanjës dhe Italisë. Pastaj vetë azilkërkuesit nga luftërat e Sirisë kanë nxitur reagime te vendimmarrësit e BE-së dhe te popullata rreth gatishmërisë për të pranuar vende të reja që t’u hiqen vizat. Natyrisht, ne presim angazhim dhe dinamikë të shtuar, sidomos te kriteri i parë për Kosovën, i cili është më i prekshëm sa i përket luftimit të korrupsioni dhe krimeve të larta që e ka cekur Komisioni Evropian.

Curri mendon se për të shkuar përpara çështja e liberalizim të vizave, fillimisht duhet punë më e madhe në Kosovë për kriteret e mbetura dhe po ashtu një konsensus i gjerë politik.

Curri: Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit duhet të finalizohen siç duhet, që nënkupton që të sigurohet pranueshmëria në BE. Nevojitet Konsensusi i gjerë, aprovimi i demarkacionit, zbatimi dhe dinamikë e shtuar në kriterin e luftimit të korrupsionit.

Për shkak të mospërmbushjes së kritereve të fundit, qytetarët e Kosovës mbeten ende të vetmit në këtë pjesë të Evropës të izoluar.

Pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që institucionet të mos vonojnë në përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë.

Tags: analizae humbikosovapër liberaliziminrastinvizave

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Pesë makina përplasen në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për disa të plagosur

Pesë makina përplasen në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për disa të plagosur

Vendi më i varfër rrit kontributet për NATO-n

Formimi i Ushtrisë së Kosovës mbështetet nga NATO

Shtypi i ditës, 17 shtator 2017

Shtypi i ditës, 17 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com