Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analistët: Dëgjoni thirrjet e ndërkombëtarëve për krijimin e institucioneve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Qeveria e re e Kosovës duhet të kalojë këto pesë sfida

Analistët politikë në Prishtinë, por edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovës, konsiderojnë se thirrjet e faktorit ndërkombëtar në Kosovë se nuk duhet të ketë vonesa për formimin e institucioneve të reja,janë normale dhe të rëndësishme.

Në deklaratën e ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, thuhet se qytetarët e Kosovës janë ata që zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Vetëm këta përfaqësues janë përgjegjës për krijimin e një qeverie të re në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës“, thuhet pos tjerash në deklaratë.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, mendon se është e panevojshme vonesa e krijimit të institucioneve të reja. Ai konsideron, po ashtu, se nuk duhet të ketë asnjë arsye në zvarritjen e krijimit të institucioneve, pasi që, sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar që ekzistojnë mundësi për ndërtimin e institucioneve.

Mushkolaj: Thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare në këtë rast për mua janë shumë logjike dhe njëkohësisht janë thirrje edhe e, si të them, e banorëve të Kosovës që kjo të ndodhë sa më shpejt. Ata e kuptojnë siç e kuptojnë edhe qytetarët e Kosovës se çdo zvarritje vetëm sa e dëmton vendin dhe vetë qytetarët dhe me këtë logjikë, pra është shumë normale që institucionet të krijohen sa më shpejt.

Ai ka shtuar se është çështje tjetër se si partitë politike do t’i lidhin koalicionet qeverisëse, por institucionet duhet të formohen pa vonesa.

“Është e domosdoshme që institucionet të krijohen sa më shpejt”, thekson ai.

Drejtoresha e organizatës Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Florina Duli, po ashtu konsideron se thirrjet e vendeve të Quint-it, përmes ambasadorëve të tyre në Prishtinë, janë normale dhe nuk duhet të konsiderohen si presion.

Duli thotë se thirrjet e faktorit ndërkombëtar në Kosovë duhet të kuptohen si thirrje për përshpejtimin e proceseve në mënyrë konstruktive.

Duli: Është më se normale dhe shërbimet diplomatike dhe mekanizmat, si Quint-i, të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë presion të butë në shtetet, të cilat janë në demokraci në konsolidim e sipër, pra me mesazhe të tilla. Problemi është se në Kosovë këto presione merren me një frikë nga qytetarët, mund të keqkuptohen nga ta për shkak të përvojës së kaluar, për shkak të rolit të Quint-it dhe shërbimet diplomatike në formimin e koalicionit të kaluar apo koalicionit qeverisës që është në ikje e sipër tash.

Vendet e Quint-it, përmes ambasadorëve të tyre në Prishtinë, kanë thënë se: “nxisim partitë që e formojnë qeverinë e ardhshme që të kenë si prioritete sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha pjesët e Kosovës, në mënyrë që të tërhiqen investimet aq shumë të nevojshme për krijimin e vendeve të punës dhe për rritje të qëndrueshme ekonomike”.

Në deklaratë, po ashtu, vendet e Quint-it inkurajojnë qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës që ta procedojnë sa më shpejt që është e mundshme, ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, dhe që të angazhohen seriozisht në dialogun me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve, raporton REL.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se Kosova ka shumë probleme, me të cilat po ballafaqohet dhe ka nevojë që të ketë një Qeveri të plotë të zgjedhur për t’i trajtuar këto probleme.

Delawie: Ne besojmë se institucionet e Kosovës do t’i respektojnë rregullat, respektojnë Kushtetutën dhe procedurat në mënyrë që ta bëjnë qeverinë pa ndihmën tonë.

Tags: analistetinstitucionekosovekrijiminnderkombetareQuint-i

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Hamilton i pari, regjistron pole-position e tij të 6-të në këtë sezon

Hamilton i pari, regjistron pole-position e tij të 6-të në këtë sezon

Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Shkodër, arrestohet autori i plagosjes së trefishtë

Patozi: Mospërfshirja ime në lista, pjesë e marrëveshjes Rama-Basha

Astrit Patozi: Ndërprerja e garës për kryetarin, e vetmja rrugë për të shpëtuar PD-në







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com