Pas njohjes së Juah Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës nga shteti i Kosovës, ka pasur një reagim nga ambasadori rus në OKB, Dimitry Polyanskiy.
Ky i fundit është tallur me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, teksa ripostuar njoftimin e tij mbi njohjen e Guaidos.
“Të pa pranuarit pranojnë të pa pranuarin. Bota po dridhet nga frika”, ka shkruar Polyanskiy në llogarinë e tij në Twitter me një dozë të lartë ironie.
Unrecognized recognize unrecognized. The world is trembling with fear…? https://t.co/Bf6rXYHXz1
— Dmitry Polyanskiy (@Dpol_un) January 24, 2019
Më herët, Pacolli njoftoi se Republika e Kosovës e pranon Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës:
“Kosova zyrtarisht e pranon Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës i urojmë popullit të Venezuelës gjithë të mirat në rrugën e tyre drejt demokracisë. Do të qëndrojmë përkrah jush derisa të kthehet liria”, kishte shkruar ministri Pacolli.
#Kosovo officially recognizes Juan Guaidó as the Interim President of Venezuela. On behalf of the people & gov of #Kosovo to @JGuaido & the people of Venezuela: we wish you all the best in your path to restore democracy and we stand with you until #Libertad is restored.
— Behgjet Pacolli ?? (@pacollibehgjet) January 23, 2019
Vetëshpallja president e Guaidos ka shkaktuar reagime të shumta dhe ndarje në dy palë: mbështetës dhe kundërshtues të tij. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka njohur atë si prsident, ndërsa Rusia e ka kundërshtuar duke thënë se me njohjen e Guaidos si president të përkohshëm po bëhet thyerje e ligjit ndërkombëtar.
Ndërkohë derisa në Venezuelë përkrahësit e Maduros dhe vetë ai nuk e njohin atë si president, është dhënë edhe ultimatum për të gjithë diplomatët amerikanë të largohen nga Venezuela duke thënë se raportet ndërmjet dy shteteve janë prishur.