Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ambasadori i SHBA-ve: Të dënuarit për krime lufte nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Ambasadori i SHBA-ve: Të dënuarit për krime lufte nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha të mërkurën mbrëma se kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës, ndërsa u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që të mos mbështesin individët e tillë.

Ai i bëri këto komente përmes një statusi në rrjetin twitter, duke i bërë jehonë një komunikate të organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe Serbi, e cila e dënoi emërimin e ish komandantit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, në postin e këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ambasadori Kosnett shkroi se “kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet t’i japin fund mbështetjes së individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim përkushtimin e e Kosovës për sundimin e ligjit. I kënaqur të shoh grupe nga komunitete të ndryshme duke folur më një zë.”, shkroi ai.

Organizatat Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi dënuan vendimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për emërimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, si këshilltar politik.

Në komunikatën e tyre thuhet se “deri më 25 janar të këtij viti, kur edhe u lirua me kusht, zoti Selimi ishte në burg duke vuajtur dënimin e tij prej 7 (shtatë) vitesh për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999”.

Dy organizatat kanë shprehur shqetësimin siç thuhet edhe për deklaratat e udhëheqësve tjerë të institucioneve të cilët e kanë cilësuar si hero të popullit shqiptar. “Emërime dhe deklarata të tilla për ne janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe si rrjedhojë, të papranueshme. Personat që kanë kryer krime lufte duhet të qëndrojnë larg institucioneve shtetërore që u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Vendimi për emërimin e zotit Selimi si këshilltar politik, tregon për mos seriozitetin dhe mungesën e përkushtimit të qeverisë për drejtësi, pajtim dhe paqe”,thuhet në komunikatë.

Më 25 janar të këtij viti, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi u liria nga burgu. Zoti Selimi i cili njihej me emrin e luftës Sulltani, ishte dënuar në vitin 2015 nën akuzat për keqtrajtim të civilëve gjatë luftës.

Lirimi i zotit Selimi ndodhi në një periudhë kur një numër bashkëluftëtarësh të tij janë ftuar dhe intervistuar nga prokuroria e posaçme për krime lufte me seli në Hagë, e cila do të trajtojë pretendimet për përfshirje të pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe pasluftës në Kosovë.

Edhe zoti Selimi, është intervistuar të mërkurën në Prishtinë nga Gjykata e Posaçme për krime lufte.

TË LIDHURA

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme
Bota

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore
Bota

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Next Post
Keni bërë plane? Ja si do jetë moti për sot

Keni bërë plane? Ja si do jetë moti për sot

UNESCO: Rreth 20% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar bullizëm apo dhunë në shkollë

UNESCO: Rreth 20% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar bullizëm apo dhunë në shkollë

Mblidhet Kuvendi, votohet për dy dekretet e Metës

Mblidhet Kuvendi, votohet për dy dekretet e Metës







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com