Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ambasadori: BE-ja është e interesuar për zgjidhjen e krizës sa më shpejtë në Maqedoni

8 vjet ago
in Të Gjitha

Zgjidhja e krizës politike në Maqedoni është me rëndësi, me qëllim që vendi të mund të vazhdojë me procesin reformues, i cili është kusht kyç për progres të mëtejshëm të rrugës drejt eurointegrimit. Jam i bindur se Maqedonia do të gjejë zgjidhje të bazuar në Kushtetutë dhe në parimet e demokracisë funksionale, thotë drejtori i Institutit italian për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ambasadori Ferdinando Neli Feroxhi, i cili sot po qëndron në Maqedoni me ftesë të MPJ-së

“Jam i njohur me krizën politike, e cila tani është në qendër të debatit kritik në Maqedoni. U mbetet partive politike para së gjithash, edhe forcave politike në Maqedoni të gjejnë zgjidhje për krizën politike. BE është e interesuar për zgjidhje sa më të shpejtë të krizës”, theksoi Feroxhi, i cili njëherit distancohet nga sugjerimet se si kjo mund të arrihet.

Ai theksoi se edhe vendi i tij ka përvojë me kriza të shumta politike, lidhur me formimin e qeverive.

Lidhur me negociatat për integrimet, ne, thekson ai, dëshirojmë të jemi të ashpër, por të drejtë dhe ta respektojmë parimin e raportit të drejtë. “Në një mënyrë apo tjetër, për shkak të, do të thoja, shkaqeve subjektive, raporti ndaj Maqedonisë nuk ishte shumë i drejtë. Por, kjo nuk do të thotë se do të ndalemi këtu. Tuneli me të vërtetë është shumë i gjatë, por në fund ka dritë”, thotë Feroxhi, i cili në MPJ mbajti edhe ligjeratë me temë “Bashkimi Evropian si udhëkryq: Sfidat e reja 60 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, perspektivat e Ballkanit Perëndimor”.

Ai jep koment edhe për deklaratën e kryetarit të KE-së, Junker, se nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të tij.

“Unë nuk jam politikan dhe mund të lejoj të them se mendoj që ai ishte gabim. Ishte e qartë se asnjë vend nuk do të mund ta përfundojë procesin e integrimit në ato pesë vite, por mënyra më të cilën ajo aq brutalisht u ishte paralajmëruar vendeve, mendoj se ishte e gabuar. Kohë më parë edhe Komisioni Evropian prezantoi një dokument me pesë skenare të mundshme për ardhmërinë e Evropës, dhe në të nuk ishte përmendur zgjerimi, që gjithashtu ishte vërejtur. Është e qartë se nëse leni vakuum në një hapësirë të caktuar, vende të tjera do të vijnë ta plotësojnë atë hapësirë të zbrazët. Nuk do të doja tani të cek cilat janë ato vende, por mendoj se për të gjithë është e qartë se cilat janë ato”, deklaroi ambasadori duke aluduar në zgjerimin e mundur të ndikimit të Federatës ruse në Ballkan.

Sipas tij, procesi i zgjerimit është në hije të një sërë sfidave të brendshme, me të cilat është ballafaquar BE-ja, si ndikim i vazhdueshëm i krizës ekonomike dhe financiare prej vitit 2008, 2009, shkalla e lartë e papunësisë dhe e borxhit publik në disa prej vendeve, problemi i sistemimit të emigrantëve, të cilët vijnë prej Mesdheut dhe Afrikës, siguria edhe e brendshme, edhe jashtme, si dhe pakënaqësia rritëse tek opinioni lidhur me projektin e BE-së.

“Këto janë një pjesë e shkaqeve për të cilat bëhet e vështirë për BE-në, që t’i implementojë obligimet e veta që i ndërmori në vitin 2003 për integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane. Shpresoj se sapo t’i zgjidhim problemet tona, ndërsa vlerësoj se do të ndodh shumë shpejtë, do të kemi mundësi t’i kthehemi çështjes së zgjerimit të BE-së me qasje shumë më të hapur dhe më konstruktive”, thotë diplomati italian.

I pyetur për euroskepticizmin në rritje në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe, veçanërisht, në Maqedoni, Feroxhi thotë se është i vetëdijshëm për frustracionin në rritje për shkak të mangësisë prej progresit në procesin e qasjes, por është i bindur se Unioni do të ketë mundësi që, së shpejti, ta ndryshojë situatën.

Në kuadër të ngjarjes u nënshkrua edhe memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim midis Institutit të Maqedonisë për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme dhe Institutit italian për çështje të jashtme nga drejtorët e instituteve, Abdulkadër Memedi dhe Ferdinando Neli Feroxhi, ndërsa në hollin e MPJ-së u prezentua edhe ekspozita me temë “Union akoma më i afërt”.

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Merkel, Gruevskit: Dorëzo pushtetin, ndryshe dimë ne si të veprojmë

Merkel, Gruevskit: Dorëzo pushtetin, ndryshe dimë ne si të veprojmë

Thaçi nuk e tërheq Ligjin për FSK-në, pret ndërkombëtarët

Thaçi nuk e tërheq Ligjin për FSK-në, pret ndërkombëtarët

Festa e pashkëve/ ALUIZNI, dhuratë për besimtarët legalizimin e 10 kishave

Festa e pashkëve/ ALUIZNI, dhuratë për besimtarët legalizimin e 10 kishave

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025




TË FUNDIT

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”
Sport

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

by mirseda
21:38 | 26/07/2025
0

“Ikona” Rivaldo ka folur së fundmi rreth transferimit të Rashford te Barcelona. Sipas tij, me këtë lëvizje,...

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

21:34 | 26/07/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Vlora në terr! Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh, ja shkaku i ndërprerjes

Vlora në terr! Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh, ja shkaku i ndërprerjes

20:57 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com