Në një intervistë dhënë RTK-së, Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se partitë politike, në prag të fushatës zgjedhore duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.
Ai shton se “është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandati, por shtoi se me këtë çështje do të merren sërish, pasi demarkacioni do t’i pret, ndërsa shton se ka dëgjuar shumë të pavërteta për vijën e demarkacionit”.
Ambasadori gjithashtu thotë se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi – duke iu referuar liberalizimit të vizave.