Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Alfred Naujocks, njeriu që filloi Luftën e Dytë Botërore

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Alfred Naujocks, njeriu që filloi Luftën e Dytë Botërore

Në gushtin e vitit 1939, forcat gjermane ishin duke u grumbulluar përgjatë kufirit polak në përgatitje për të pushtuar. Evropa qe ende e përhumbur nga kujtimet e brutalitetit të Luftës së Parë Botërore, dhe për pasojë qeveritë në rajon ndiheshin të lodhura për t’i sfiduar nazistët agresivë me forcën ushtarake.

Pjesa më e madhe e Evropës kishte parë zbatimin e një qasje tjetër, ndërsa nazistët kishin aneksuar territore të vendeve fqinjë, por udhëheqësit e Francës dhe të Britanisë e dinin se një pushtim i plotë i Polonisë nuk duhet të shpërfillej. Ata premtuan të viheshin në mbrojtje të Polonisë nëse do të qe e nevojshme, duke e vendosur kësisoj botën një hap larg Luftës së Dytë Botërore.

Mbrëmjen e 31 gushtit 1939, kur tensionet në Evropë iu afruan pikës së vlimit, pati një transmetim të pazakontë nga një radiostacion në Gleivic të Gjermanisë. Transmetimet e tij më pas pushuan, çka u pasua nga një fjalim i mbushur me urrejtje nga një njeri që fliste në gjuhën polake. Ai u bënte thirrje të gjithë polakëve të rrëmbenin armët, dhe të vrisnin çdo gjerman që do të rezistonte.

Kur oficerët e Gestapos mbërritën tek transmetuesi radiofonik për të hetuar, gjetën trupin e bërë shoshë nga plumbat të njërit prej sulmuesve të dyshuar si polakë. Në mëngjes, u raportuan mbi incidente të shumta të agresionit polak përgjatë kufirit.

Në përgjigje, udhëheqësi nazist Adolf Hitler lëshoi “direktivën e tij përfundimtare” për të sulmuar Poloninë, duke detyruar Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën t’i shpallnin luftë Gjermanisë. Kështu nisi Lufta e Dytë Botërore.

Por rezultoi se incidenti i Gleivicit – i cilësuar si provokimi përfundimtar i luftës së tmerrshme që pasoi- nuk ishte ashtu si dukej. Hitleri i kishte shpërfillur vazhdimisht “njerëzit inferiorë“ të Polonisë, dhe në muajt që i paraprinë ngjarjes, kishte mbajtur fjalime të egra duke pretenduar se gjermanët që jetonin në Poloni, qenë subjekt i një persekutimi të tmerrshëm.

Nazistët ishin gjithashtu të zemëruar, në lidhje me një rrip toke të njohur si “Korridori Polak”, që ndante fizikisht Gjermaninë në dy pjesë. Lidhja e Kombeve ia kishte dhënë atë territor Polonisë pas Luftës së Parë Botërore, me qëllim që t’i garantonte këtij vendi dalje në det. Hitleri synonte ta pushtonte atë zone, si dhe pjesën tjetër të Polonisë, por e dinte se një sulm pa një justifikim të qartë, do t’i shqetësontë qytetarët e vendit të tij, dhe do të përforconte reagimin kundërshtues të kombeve të tjera.

Për të justifikuar pushtimin, Hitleri pati ndihmën e komandantit të SS-ve nazistë, Heinrich Himmler. Ky i fundit hartoi dhe vuri në zbatim një numër manovrash mashtruese, të dizejnuara për ta bërë luftën të dukej e pashmangshme, një nismë me emrin e koduar “Operacioni Himmler”. Por detyra e ekzekutimit të mashtrimit iu caktua oficerit SS, Alfred Naujocks.

Më 31 gusht, pak orë përpara sulmit në stacionin radiofonik në Gleivic, Naujocks, ishte stacionuar nën kullën e transmetimit 125 metra të gjatë, së bashku me një grup komandosh naziste. Ata po prisnin ardhjen e “mallrave” të konservuar – një fjalë e koduar për të burgosurin që do të përdorej si kavie në këtë operacion.

Kur “mallrat” u dorëzuan nga agjentët SS, i dënuari thuajse ndjenja u vesh me shpejtësi me uniformën ushtarake polake, dhe u la jashtë hyrjes së radiostacionit.

Një mjek i kishte bërë një injeksion vdekjeprurës, para se i burgosuri të lihej aty, por doza nuk kishte dhënë ende efektin  saj të plotë, kur ai u la i shtrirë. Me pjesën më të tmerrshme të detyrës, Naujocks dhe operativët e tij hynë në stacionin radiofonik në Gleivic rreth orës 20:00 të mbrëmjes, të veshur me uniforma polake. Ata neutralizuan polakët, vunë nën kontroll pajisjet, mbyllën sinjalin e rregullt dhe nxitën transmetuesin e urgjencës.

Mikrofoni iu dha një operatori polak, i cili lexoi një fjalim të përgatitur rreth tre minuta, duke u bërë thirrje polakëve të ngrihen dhe të ndihmojnë në pushtimin e Gjermanisë. Në fund të transmetimit, oficerët qëlluan me pistoleta në mënyrë të përsëritur, për të shtuar dramacitetin e fjalimit të mbajtur dhe u larguan.

Gjatë natës u orkestruan disa incidente të tjera diku tjetër përgjatë kufirit, duke përdorur “mallra tjera të konservuara” nga burgjet gjermane, për të krijuar iluzionin se ushtarët polakë po sulmonin trupat gjermane. Të nesërmen trupat e të burgosurve të vdekur, iu paraqitën shtypit dhe policisë si dëshmi për agresionin e organizuar të polakëve kundër nazistëve.

Hitleri iu drejtua ushtrisë gjermane me një indinjatë të rreme: “Shteti polak ka refuzuar zgjidhjen paqësore të kësaj krize, të cilën unë e dëshiroja, ndaj i jam drejtuar ushtrisë. Gjermanët në Poloni persekutohen me një terror të përgjakshëm, dhe dëbohen nga shtëpitë e tyre. Një serë shkeljesh të kufirit, të patolerueshme për një Fuqi të madhe, dëshmojnë se Polonia nuk është më e gatshme të respektojë kufirin e Rajhut.

Për t’i dhënë fund këtij çmendurie, unë s’kam tjetër zgjedhje përveçse t’i kundërvihem forcës me force, nga tani e tutje. Ushtria gjermane do të luftojë këtë betejë për nderin dhe të drejtat jetësore të Gjermanisë së rilindur, me një vendosmëri të fortë. Pres që çdo ushtar, i ndërgjegjshëm për traditat e mëdha të militarizimit të përjetshëm gjerman, do të mbetet gjithnjë i vetëdijshëm se është një përfaqësues i Gjermanisë së Madhe Nacional-socialiste”.

Ushtria gjermane sulmoi po atë mëngjes, duke shënuar fillimin zyrtar të Luftës së Dytë Botërore. Rusët sulmuan ndërkohë Poloninë nga lindja, duke luajtur rolin e tyre në një komplot të përbashkët sekret, për të pushtuar dhe ndarë Poloninë midis dy vendeve të fuqive të Boshtit. Brenda një jave nga nisja e sulmit, Gjermania shpalli triumfin e saj përgjatë Korridorit Polak, ndërsa kryeqyteti polak, Varshavë, u pushtua në pak më shumë se një muaj.

Në nëntorin e vitit 1944, Alfred Naujocks, dezertoi nga ushtria gjermane dhe u dorëzua tek forcat aleate. Ai u mbajt i izoluar si një kriminel i dyshuar lufte, dhe i kaloi muajt e mbetur të luftës në paraburgim. Gjashtë vjet pasi kishte luajtur pjesën e tij në inskenimin e Gleivicit, ai dëshmoi në gjyqin e Nurembergut, ku ripërshkroi ngjarjet e kësaj mbrëmjeje, që ndryshoi fatet e botës:

Më 10 gusht 1939, shefi i SIPO dhe SD, Heydrich, më urdhëroi personalisht të simuloja një sulm në stacionin e radios në Gleivic, pranë kufirit polak, dhe për ta bërë të dukej sikur forca sulmuese përbëhej nga ushtarë polakë. Heydrich tha:”Dëshmitë e sulmeve nga ana e polakëve, janë të nevojshme për shtypin e huaj, si dhe për qëllimet propagandistike gjermane”.

Për ta kryer këtë sulm, raportoni tek Muller për “Mallrat e Konservuara”. Unë e bëra këtë, dhe i dhashë udhëzimet Mullerit për ta dorëzuar të burgosurin pranë stacionit të radios. E mora këtë të fundit, dhe e vendosa në hyrje të stacionit. Ai qe ende gjallë, por plotësisht i pavetëdijshëm. U përpoqa t’i hapja sytë. Nuk mund të dalloja nga sytë nëse qe gjallë, por vetëm nga frymëmarrja e tij”.

Ne e pushtuam stacionin e radios siç qemë urdhëruar, transmetuam një fjalim prej 3-4 minutash me anë të një transmetuesi emergjence, qëlluam disa herë më pistoletë dhe u larguam”. Pasi përfunduan proceset gjyqësore në Nuremberg, Alfred Naujocks, e shiti historinë e tij në media dhe u bë biznesmen në Hamburg.

Më vonë, u dyshua se kishte marrë pjesë në operacionin ”Odessa”- një përpjekje e organizuar për të kontrabanduar oficerët e SS-të, jashtë vendit, me qëllim shmangien e ndjekjes penale – por fajësia e tij nuk u provua kurrë. Naujocks, vdiq në vitet 1960, ndonëse ka ende një debat lidhur me vitin e saktë të vdekjes së tij.

Historia e fshehtë që ai i ekspozoi botës, ishte vërtet shqetësuese; Dëshmia e tij, zbuloi se sulmi mbi Gleivic- që mendohej se kishte shkaktuar konfliktin më të madh të armatosur në histori – qe një trillim i plotë.

Në retrospektivë mashtrimi nuk është shumë befasues, por në Gjermaninë e vitit 1939, qe e paimagjinueshme që qeveria e një vendi të mund të ishte e aftë për një komplot të tillë masiv. Për shkak se ai inskenim u vu në jetë nga Alfred Naujocks, ky i fundit ka zënë një rol veçanërisht të zymtë në mesin e shumë historianëve: ishte Njeriu që Filloi Luftën.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Alfred NaujocksfilloiLufta e Dyte e Boterorenjeriu

TË LIDHURA

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala
Kryesore

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

21:27 | 16/06/2025
Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi
Aktualitet

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

20:49 | 16/06/2025
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

20:45 | 16/06/2025
Next Post
Histori të tmerrshme nga ishujt më misteriozë të botës

Histori të tmerrshme nga ishujt më misteriozë të botës

Erdogan i nxin jetën Macronit, e telefonon çdo 10 dhjetë ditë

Erdogan i nxin jetën Macronit, e telefonon çdo 10 dhjetë ditë

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Kisha Katolike nis ritualin e lutjeve

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Kisha Katolike nis ritualin e lutjeve

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

by mirseda
22:57 | 16/06/2025
0

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat...

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

22:41 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

22:31 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com