Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Albin Kurti “shkund” të larguarit: S’ju mbaj me zor, do rikthehem sërish

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Albin Kurti “shkund” të larguarit: S’ju mbaj me zor, do rikthehem sërish

Dorëheqjet nga radhët e “Vetëvendosjes” kanë irrituar ish-liderin e saj Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, vetë Kurti ka reaguar ne lidhje me dorëheqjen e kreut të VV-së, Visar Ymerit dhe nënkryetarit Dardan Sejdiu, gjatë kohës kur ishte ende në paraburgim.

 “Kur isha në burg dëgjoja lajmet ku thuhej se më prisnin për diskutime. Tash që dola dhe prisja seri të debateve nëpër mbledhjet e organeve tona po radhiten dorëheqjet prej atyre që kërkonin diskutim gjersa isha në paraburgim”- shkruan Kurti. Kurti  shkruan se  partia e tij nuk mban njeri me forcë apo me dhunë, por ndërkohë duhet të rishqyrtohet dorëheqja e anëtarëve të kryesisë “-shkruan ai.

Kurti ka njoftuar se ai vetë do të garojë për postin e kryetarit të VV-së, ndërsa janari i fundit për të paraqitur platformën është data 10 janar.Albin Kurti është shpresëplotë se partia e tij përmes programit do të fuqizohet përgjatë vitit 2018, ndërsa nuk harron të nënvizojë se viti 2017 ishte një vit i sukseseve të Vetëvendosjes

“Besimi dhe angazhimi për programin politik, parimet si dhe praktikat e demokracisë së brendshme kanë për ta rritur e fuqizuar edhe më tej Lëvizjen gjatë vitit 2018”-shkruan ai.

Postimi i Albin Kurtit

Viti 2017 ishte vit i fitoreve dhe sukseseve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kurrë më parë populli nuk na ka dashur e mbështetur kaq shumë. Pas çlirimit të vitit 1999 dhe shpalljes së pavarësisë më 2008, lindi entuziazmi i tretë në Kosovë. Qytetarëve iu kthye besimi në progres dhe shpresa për të ardhmen. Dyfishimi i votave më 11 qershor na bëri subjektin e parë politik në Republikë dhe grupin parlamentar më të madh në Kuvend. Me fitoret në Prishtinë, Prizren dhe Dardanë më 19 nëntor, qytetarët po e thellonin dhe shtrinin qeverisjen e mirë të VETËVENDOSJE!-s në kryeqytet.

E dimë qysh dy ditë para balotazhit i dënuan me 21 vjet burg Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, pa prova, pa fakte e pa argumente, në një proces të montuar politikisht që prej fillimit. Ndërkaq, katër ditë pas balotazhit, rifilloi persekutimi i deputetëve për gazin lotsjellës në Kuvend kundër “Zajednicës” dhe “Demarkacionit”.

Gjatë muajit dhjetor 2017, në kohën kur mbaheshim nga regjimi në paraburgim, janë shprehur mospajtime të forta publike ndaj meje nga disa zyrtarë në Lëvizjen tonë. Këto mospajtime u bënë interesante jo aq për temat e çështjet e ngritura sa për vrullin e atyre zyrtarëve që kundërshtimin e tyre e përqëndruan kryesisht tek unë. Kam qenë dhe mbetem përherë i gatshëm e i interesuar për të diskutuar me të gjithë ata, hapur dhe seriozisht, për secilën nga temat apo çështjet ku ata besojnë që mendojnë ndryshe dhe duhet ndryshe. Ky diskutim demokratik natyrisht duhet të zhvillohet në organet e VETËVENDOSJE!-s: në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm, në mbledhjen me drejtuesit e Qendrave të Lëvizjes, në Grup Parlamentar, në mbledhje të përbashkët të Kryesisë me Grupin Parlamentar, në Sekretariat të Përgjithshëm.

Dje, kishim mbledhjen e Kryesisë dhe shpresova se do të mund të diskutojmë aty. Mirëpo, që prej se dola nga burgu, duket se kemi hyrë në një kapitull të ri, në fazën e dorëheqjeve. Së pari, kryetari Visar Ymeri, krejt në fund të mandatit të tij e në konferencë për media dha dorëheqje; së dyti, nënkryetari Dardan Sejdiu, me e-mail saktësisht në ora 13:00, atëherë kur fillloi mbledhja e Kryesisë, dha dorëheqje. Kur isha në burg dëgjoja lajmet ku thuhej se më prisnin për diskutime. Tash që dola dhe prisja seri të debateve nëpër mbledhjet e organeve tona po radhiten dorëheqjet prej atyre që kërkonin diskutim gjersa isha në paraburgim.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt demokratik. Nuk ia imponon askujt qëndrimin. Dje, bashkërisht, me pjesëmarrjen e mbi 2/3 të Kryesisë, kemi votuar që dorëheqjet të rishqyrtohen dhe kemi kërkuar që të gjithë të dorëhequrit të kthehen në Kryesi. Ne kemi marrë vendim për t’i kërkuar edhe një herë, me gjithë dashamirësinë e mundshme, që të kthehen, që të jemi bashkë, që të punojmë së bashku. Vendimi përfundimtar është i tyre. Shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive, pasi as nuk di të mbaj inate dhe as nuk hakmerrem. Kurrë dhe me asnjerin.

Për më shumë, ata që mendojnë ndryshe, që kanë ide të tjera, si anëtarë e si zyrtarë të Lëvizjes, i inkurajoj edhe që të paraqesin platformat e tyre edhe të garojnë për kryetar të ri të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Afati për kandidim është deri të mërkuren, më 10 janar 2018. Unë, tashmë si kandidat zyrtar për kryetar, jam në përfundim të hartimit të platformës time që do ta paraqes pas datës 10 janar. Kush ka ide të tjera dhe pretendon idealizëm, ka jo vetëm të drejtë por edhe detyrë që të garojë në këto zgjedhje të brendshme. Kështu, le të organizojmë debate në fushatën për zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ashtu siç e parashikon edhe Rregullorja jonë e Zgjedhjeve të Brendshme. Sa e vlefshme dhe e dobishme do të ishte kjo si për demokracinë tonë të brendshme ashtu edhe për Kosovën ku duhet të prijmë me shembullin tonë.

Besimi dhe angazhimi për programin politik, parimet si dhe praktikat e demokracisë së brendshme kanë për ta rritur e fuqizuar edhe më tej Lëvizjen gjatë vitit 2018.

Tags: Albin Kurtilarguaritmbajrikthehem

TË LIDHURA

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

19:18 | 17/12/2025
PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm
Aktualitet

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

18:36 | 17/12/2025
Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit
Aktualitet

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

17:52 | 17/12/2025
Next Post
Courtois zbulon të ardhmen e Eden Hazard

Courtois zbulon të ardhmen e Eden Hazard

Top Channel “peshkon” Ylli Rakipin, çfarë emisioni do të drejtojë

Top Channel “peshkon” Ylli Rakipin, çfarë emisioni do të drejtojë

2018-a nis me një dhuratë të madhe Samir Ujkanin

2018-a nis me një dhuratë të madhe Samir Ujkanin







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Politikë

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

by mirseda
19:42 | 17/12/2025
0

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka përfunduar pas rreth dy orësh. Gjatë mbledhjes pati përveç...

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

19:18 | 17/12/2025
PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

18:36 | 17/12/2025
Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

17:52 | 17/12/2025
Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

17:49 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com