Balerini i njohur Graciano Tagani, nuk është më pjesë e trupës së Albi Nakos në “Tv Klan”. Lajmin e ka përcjellë vetë balerini, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb”.
Graciano ka thënë se është pushuar nga puna me një mesazh, dhe nuk e priste një gjë të tillë. Ai po kështu ka thënë se është ndjerë i surprizuar nga ky akt, pasi Albi Nakon nuk e ka pasur vetëm koreograf, por mbi të gjitha një mik.
“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi Nako mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp, me një mesazh. Unë Albin nuk e ka pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të japë një sqarim të paktën”, ka thënë Graciano.