Mjekët kanë dhënë alarmin për sa i përket një produkti që të gjithë ne e mbajmë në shtëpi. Bëhet fjalë për naftalinën, e cila është në formën e një substance të bardhë dhe ka aromë shumë të fortë.
Ajo përdoret kundër molave dhe për të larguar insektet, por në fakt naftalina është shumë e rrezikshme edhe për vetë njeriun.
Kjo sepse naftalina mund të shkatërrojë ose të ndryshojë qelizat e kuqe të gjakut, madje mund edhe të dëmtojë organet.
Naftalina është më e rrezikshme për fëmijët, pasi ata mund të konsumojnë aksidentalisht atë, megjithatë as të rriturit nuk janë të sigurt.
Një nga shenjat e helmimit me naftalinë është dhimbja e stomakut, por zakonisht kjo shfaqet pas dy ditësh, së bashku me diarrenë dhe vjelljen. Disa njerëz kanë ethe dhe simptomat bëhen më keq me kalimin e kohës, të cilat mund të përfshijnë:
Dhimbje koke
Presion të ulët të gjakut
Verdhëz
Probleme me frymëmarrjen
Probleme urinare
Madje, ka pasur raste kur njerëzit kanë përfunduar në koma nga naftalina. Nëse ju ndodh të helmoheni nga ajo, bëni mirë që të shkoni menjëherë në spital, nëse doni të shmangni pasojat e rënda.