Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Alarm nga temperaturat ekstreme, shfaqen 11 vatra zjarri në 24 orët e fundit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Alarm nga temperaturat ekstreme, shfaqen 11 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Temperaturat ekstreme kanë dhënë efektet e para, pasi në vendin tonë janë shfaqur 11 vatra zjarri në vetëm 24 orët e fundit, në disa qarqe të vendit si Tiranë, Shkodër, Dibër, Fier, Berat dhe Elbasan.

Sipas njoftimit të Emergjencës Civile, situata shfaqet më problematike në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës, ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër janë djegur.

Prefektët e qarqeve kane nisur ngritjen e shtabeve te emergjencave, ndërsa qytetarëve u kërkohet që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Më poshtë situata e detajuar në qarqet e prekura:

QARKU FIER

Në qarkun e Fierit zjarri i rënë në mesditë në një kodër të fshatit Selitë, Njësia Administrative Selitë, Mallakastër ka djegur një sipërfaqe prej rreth 8 hektarësh me shkurre dhe ferra. Për shkak të terrenit të thyer nuk u angazhuan automjetet e zjarrfikësve dhe zjarri është fikur me mjete rrethanore nga zjarrfikëset në bashkëpunim me punonjësit e pyjores dhe komunitetin.

QARKU BERAT

Në qarkun e Beratit ka pasur 3 vatra zjarri ku më problematikja ka qenë në lagjen “Qafa e Kalasë”, poshtë shpatit të kalasë të qytetit Berat.

Nga zjarri u dogj një sipërfaqe prej rreth 6 ha me shkurre e ferra dhe 500 rrënjë ullinj të moshës së vjetër.

Ndërkohë në fshatin Malinat, Njësia Administrative Velabisht, bashkia Berat flakët kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe 30 pemë frutore.

QARKU DIBËR

Në qarkun e Dibrës, në vendin e quajtur Lura nr.2 në fshatin Pregj Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu dhe pishe.

Për shkak të terrenit të thyer, automjetet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shuarjen e këtij zjarrit. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe pylli prej rreth 0.5 ha.

Forcat vullnetare ende vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit, por era e fortë vazhdon të favorizojë përhapjen e flakëve.

Zjarr ka pasur edhe në fshatin Vajkal të bashkisë së Bulqizës. Si pasojë e flakëve është dëmtuar një banesë e braktisur si dhe  është djegur një sipërfaqe prej rreth 1.5 dynym me shkurre dhe ferra. Pas ndërhrjes së zjarrfikësve është bërë edhe shuarja e flakëve.

QARKU SHKODËR

Në qarkun e Shkodrës një vatër zjarri e rënë në një pyll me pisha të larta në fshatin Lajthizë, Njësia Administrative Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz ka rrezikuar edhe disa banesa. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke shuar flakët.

Si pasojë e zjarrit u përshkrua nga flakët rreth 1 dynym pyll pishe.

QARKU TIRANË

Në fshatin Zhabjak, Njësia Administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra, ullishte e pemë frutore. Zjarrifikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve të cilat rrezikonin disa banesa në fshatin Zhabjak.

Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra, rreth 16 rrënjë ullinj dhe rreth 12 pemë frutore.

Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë këputja e telave elektrikë të tensionit të lartë në këtë zonë të fshatit.

Një zjarr tjetër ka rënë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Sinaballaj, Njësia Administrative Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.

Në fshatin Mjull Bathore në zonën e Saukut të Vjetër, Njësia Administrative Nr. 2, bashkia Tiranë si pasojë e një zjarri u dogjën 3 rrënjë ullinj.

Në fshatin Harizaj, Njësia Administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë ka rënë një zjarr tjetër ku 3 banesa që ndodheshin shumë pranë vatrave të zjarrit rrezikoheshin. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Nga zjarri u dogjën një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe 3 rrënjë ullinj.

QARKU ELBASAN

Një zjarr ka rënë zjarr në një supërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ullishte në qytetin e  Elbasanit. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe vetëm 1 rrënjë ulliri.

Tags: alarmEmergjenca Civilepyjeqarqezjarr

TË LIDHURA

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga
Aktualitet

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën

22:34 | 10/06/2025
Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës
Aktualitet

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës

22:06 | 10/06/2025
Next Post
U zgjodh President, Macron uron Metën: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të forcohen

U zgjodh President, Macron uron Metën: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të forcohen

Nishani thërret Kuvendin për betimin e Metës si President

Nishani thërret Kuvendin për betimin e Metës si President

Rama thërret takim pune me deputetët: Nuk tolerohet asnjë mungesë!

Rama thërret takim pune me deputetët: Nuk tolerohet asnjë mungesë!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

by mirseda
22:57 | 10/06/2025
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e...

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

22:55 | 10/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Qershor 2025

22:49 | 10/06/2025
I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

22:37 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com