Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Akuzohet për ryshfet, Shefit të Krimeve i gjenden 66 mijë euro

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Akuzohet për ryshfet, Shefit të Krimeve i gjenden 66 mijë euro

Zbardhen detaje nga hetimi për shefin e krimeve në Komisariatin nr. 2, në Tiranë, i cili është nën hetim për ryshfet. Sipas Prokurorisë, atij i janë gjetur fatura me vlerë mbi 66 mijë eurosh. Në fakt ka dyshime se këto janë para ryshfeti, që ai i maskonte sikur vinin si fitime të një aktiviteti privat me shit-blerje automjetesh.

Pak ditë pas komunikimit të masës së sigurisë, arrest shtëpie, për ish-shefin e krimeve të komisariatit nr.2, në Tiranë, Dritan Metani, Prokuroria dhe Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, kanë zbardhur disa detaje të hetimit. Hetimi ka zbuluar se Metani dhe vartësi i tij, Gojart Bushi, kishin marrë takime me pronarët e dy lokaleve në kryeqytet.

Dy sipërmarrësit kishin ngritur tenda pa leje në territorin që kontrollonin Metani e Bushi dhe gjatë hetimeve kanë pohuar se kanë pasur kontakte me dy drejtuesit e policisë. Pas hetimeve të kryera janë ngritur dyshime se Metani e Bushi i kishin lejuar qëllimisht tendat në kundërshtim me ligjin.

DOSJA

Në datën 19.12.2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.9791 të vitit 2016. Ky proçedim penal ka filluar për dyshime rreth konsumimit të veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarit publik”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal. Ky procedim penal është referuar nga Policia Gjyqësore e Sh.Ç.B.A. Në qendër të këtij referimi të veprës penale është veprimtaria e drejtuesit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr.2, shtetasit Dritan Metani dhe vartësit të tij Gojart Bushi.

Sh.Ç.B.A ka referuar dy raste ku shtetasit Gojart Bushi e Dritan Metani kanë evidentuar punime të dyshuara si të jashtëligjshme në fushën e ndërtimit dhe më konkretisht “ngritje e tendave te jashtme”. Këto punime janë evidentuar në lokalet “MOMO” dhe “HOUSE MAKADOR”, në Rrugën “Astrit Balluku”. Kësisoj, Prokuroria ka kryer hetime duke pyetur shtetasit E. D. administrator i lokalit MOMO dhe shtetasin K. B. administrator i lokalit HOUSE MAKADOR.

Shtetasi E. D. ka shpjeguar disa gjëra themelore për hetimin;

Pranoi që fotot e kryera nga shërbimet e Sh.Ç.B.A. ishin të lokalit të tij dhe të punimeve që po kryheshin atje.

Ai shpjegon se në lokalin e tij i ka evidentuar këto punime një punonjës i policisë pa emër.

Punonjësi i Policisë e ka adresuar për zgjidhje te shtetasi Dritan Metani.

Shtetasi E. D. ka marrë takim personal me shtetasin Dritan Metani në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.2.

Dritan Metani i parashtroi faktin se sipas mendimit të tij veprimet e E. D. ishin veprime të natyrës penale.

Shtetasi K. B. ka ka shpjeguar disa gjëra themelore për hetimin.

Pranoi që fotot e kryera nga shërbimet e Sh.Ç.B.A. ishin të lokalit të tij dhe të punimeve që po kryheshin atje.

Ai shpjegon se në lokalin e tij i ka evidentuar këto punime punonjësi i policisë Gojart Bushi.

Punonjësi i Policisë Gojart Bushi e ka adresuar për zgjidhje te shtetasi Dritan Metani.

Shtetasi K. B. ka marrë takim personal me shtetasin Dritan Metani në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr.2.

Dritan Metani i parashtroi faktin se sipas mendimit të tij veprimet e K. B. ishin veprime të natyrës penale.

Prokuroria ka hetuar në regjistrat e saj të veprave penale dhe ka evidentuar se ndaj shtetasit K. B. nuk ka asnjë referim të veprës penale në vitin 2016 dhe ndaj shtetasit E. D. ka vetëm një referim të veprës penale për konsumim të nenit 199/a të K.Penal, ku referimi kishte të bënte me punime të brendshme hidrosanitare dhe elektrike dhe jo për ngritje tende si në rastin konkret.

Sikurse shihet është e provuar se shtetasi Dritan Metani ka marrë kontakt me dy pronarë lokalesh, ku të pakten njëri prej tyre është adresuar nga Gojart Bushi për tek Dritan Metan,dhe ky i fundit iu ka atribuar atyre pretendime se kishin kryer vepër penale, sipas nenit 199/a të K.Penal. Në vijim megjithëse ka pasur këtë mendim procedurial prej tij se aktet ishin veper penale nuk është kryer referim proçedurial të këtyre akteve të dyshuara si vepra penale.

Pasi Gjykata lejoi kontrollin e banesës dhe ambienteve te punës së shtetasve, Dritan Metani dhe Gojart Bushi, si dhe të regjistrave të hyrjes së shtetasve në Komisariatin e Policisë nr.2, rezultuan dy fakte të rëndësishme për hetimin;

a) Në periudhën kohore 01.08.2016-10.03.2017 në Komisariatin e Policisë nr.2 kanë hyrë dhe janë regjistruar shtetasit E. D. dhe K. B. Ata janë pritur nga shtetasi Dritan Metani, ndërkohë që në regjistrin e veprave penale të Prokurorisë Tiranë nuk ka asnjë referim penal për ta. Ndërkohë ndërtimet që ata kanë kryer pranë lokaleve të tyre janë të natyrës që kërkojnë deklaratë paraprake e më pas leje nga organi kompetent sipas V.K.M. Nr.408 datë 13.05.2015. Mungesa e deklaratës paraprake dhe e lejes nga organi kompetent bëjnë që situata të jetë me dyshime penale dhe e pareferuar në prokurori(organ i cili ka kompetencen te vendose mosfillim apo jo) nga O.P.Gj Dritan Metani.

b) Në banesën e Dritan Metanit janë gjetur dy grup aktesh juridike:

– Akte juridike që kishin të bënin me huadhënie në shifrat 23.000 euro, 6000 euro, 1200 euro, 15.000 euro, 21.000 euro. Këto veprime juridike janë kryer në një periudhë të shkurtër kohore, çka ngre dyshimin se kjo është vijë sjellje e Dritan Metanit dhe jo rastësi. Ky fakt ngre dyshimin për konsumim të nenit 170/c të K.penal, pra kryerje e veprimtarisë bankare të kredidhënies pa liçensë.

– Në katër akte juridike, shtetasi Dritan Metani shfaqet si shit-blerës automjetesh, duke ngritur dyshimin për konsumim të veprës penale 170/ç të K.Penal, pasi Dritan Metani shet e blen sende, prej të cilave nxjerr përfitime fshehtazi nga zyrat shtetërore.

Për një hetim të plotë dhe shterues duhet që shtetasi Dritan Metani të mos kontaktojë gjatë hetimit me shtetasit, të cilëve iu ka dhënë hua në mënyrë që hetimi të përcaktojë pa dyshim, nëse Dritan Metani merrte interesa nga huatë që jepte apo jo. Për të realizuar këtë qëllim dhe duke mbajtur parasysh për veprat penale, sipas neneve 248, 170/c dhe 170/ç të K.Penal, për të cilat dyshohet Dritan Metani, masa e sigurisë më e përshtatshme është ajo e arrestit të shtëpisë me detyrimin që Dritan Metani të mos takojë shtetas të tjerë përveç familjarëve të cilët janë në çertifikatën e familjes.

Në lidhje me shtetasin, Gojart Bushi, duhet mbajtur parasysh se ai ka ndikim më të vogël në ngjarje për shkak të hierarkisë në raport me Dritan Metanin dhe me pamundësinë e tij për vendimarrje, e për një hetim të qetë dhe shterues për të përcaktuar pozitën e Gojart Bushit do të ishte e mjaftueshme pezullimi i tij nga detyra, në mënyrë që të mos kishte peshën e funksionarit të shtetit në raport me dëshmitarët E. D. dhe K. B. / Panorama

 

TË LIDHURA

Audi dhe Jaguari ndiqen nga policia, kush janë 5 të arrestuarit me kanabis
Aktualitet

Audi dhe Jaguari ndiqen nga policia, kush janë 5 të arrestuarit me kanabis

09:38 | 21/06/2025
Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti
Politikë

Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti

08:55 | 21/06/2025
policia e Vlorës kryen kontrolle gjatë natës në baret dhe diskot përgjatë Lungomares
Aktualitet

policia e Vlorës kryen kontrolle gjatë natës në baret dhe diskot përgjatë Lungomares

08:26 | 21/06/2025
Next Post
Manchester City kalon në avantazh ndaj Arsenalit dhe i afrohet finales

Manchester City kalon në avantazh ndaj Arsenalit dhe i afrohet finales

Durrës, arrestohet “mashtruesi” i shpallur në kërkim

Durrës, arrestohet "mashtruesi" i shpallur në kërkim

Kjo është vlera marramendëse e projekteve të dështuara të energjisë

Kjo është vlera marramendëse e projekteve të dështuara të energjisë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

DW: Ballkani si depo për emigrantët?
Analizë

DW: Ballkani si depo për emigrantët?

by mirseda
09:53 | 21/06/2025
0

Kanë kaluar shtatë vjet që nga vala e parë e migrantëve që hynë në Bosnjë-Hercegovinë në numër...

Audi dhe Jaguari ndiqen nga policia, kush janë 5 të arrestuarit me kanabis

Audi dhe Jaguari ndiqen nga policia, kush janë 5 të arrestuarit me kanabis

09:38 | 21/06/2025
Sulmi në Qom, Izraeli: Vramë komandantin iranian që armatoste Hamasin

Sulmi në Qom, Izraeli: Vramë komandantin iranian që armatoste Hamasin

09:18 | 21/06/2025
Në Portugali të sigurt, Juventus merr vendimin për Conceicao

Në Portugali të sigurt, Juventus merr vendimin për Conceicao

09:01 | 21/06/2025
Trump: Anëtarët e tjerë të NATO-s dhe jo SHBA-ja duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Trump: Anëtarët e tjerë të NATO-s dhe jo SHBA-ja duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

08:58 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com