Në mbështetje të protestës së studentëve ka dalë edhe aktorja Ema Andrea. Në një intervistë për Ora News nga protesta, aktorja tha se më në fund rinia nuk është më ajo e Instagramit.
Ema Andrea: Kam ardhur sepse më në fund nuk është më rinia e Instagram-it që e kemi gjykuar dhe paragjykuar, por është një rini me aksione të vërteta. Kam ardhur t’i mbështet dhe t’i shikoj.
Nuk dua të marr protagonisten, por nëse fjala ime shërben do të doja që kjo rini të vazhdojë kështu dhe kjo protestë të dilte me përfundime konkrete në mënyrë që arsimi të krijojë individë edhe jo konkursin kush është më i miri për të mbërritur diku.
Uroj që ata t’ia dalin të bëjnë ndryshimin në mënyrë qytetare. Uroj që të jetë fillim i mbarë për një demokraci të vërtetë. Unë uroj që kërkesat e tyre të bëhen edhe më thelbësore sesa ato bazike që kanë.