Aktorja e mirënjohur Ema Andrea, ka folur pa doreza sa i takon rrjetit të artistëve. Ajo rrëfeu disa të vërteta të hidhura, ndërsa inatet personale janë ato që bëhen shkak për mos prezencën në një shfaqje.
Mbrëmja e djeshme e “Soiree” në “Top Channel” ishte e gjitha e dedikuar librit, artit dhe letërsisë. Kjo pasi është çelur edhe Panairi i 21-të i Librit në kryeqytet.
Aktorja e njohur Ema Andrea tha se profesioni i tyre është “punë qokash”. “Profesioni ynë Keli, është punë qokash. Ne nuk shkojmë në shfaqje, sepse e dimë kush e bën për shembull… luan Suela. Kjo bëhet jo vetëm mes nesh, por edhe mes publikut!”, deklaroi Ema Andrea.











