Aktori mjaft i dashur për publikun shqiptar, Kenan İmirzalıoğlu, i cili ka marrë famë në vendin tonë me rolin e Ezelit, në dëshminë e tij në gjykatë ka mohuar të jetë trafikant. Kohët e fundit ai është akuzuar për ‘trafik droge’.
I ndodhur para akuzave të njëpasnjëshme, ai ka pranuar se nuk është përdorues droge, por kjo nuk do të thotë se ai nuk e ka provuar atë.
“Unë nuk jam një përdorues droge, por ama e kam provuar atë. Ka ndodhur disa ditë para se të realizohej operacioni i policisë, dhe isha në ishujt e Greqisë.
Disa ditë më vonë dolën pozitive analizat e gjakut që më kishin bërë. Unë mendoja se po pija cigare, dhe vetëm pasi ma ofruan e kuptova se ishte drogë”, ka thënë ai.
Aktori nuk ka më atë jehonën e kaluar, kjo për shkak të skandaleve të tilla.