Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Aksioni në Has, fshatarët tregojnë tmerrin: U tremb i madh e i vogël!

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Aksioni në Has, fshatarët tregojnë tmerrin: U tremb i madh e i vogël!

Pas zbulimit të laboratorit të përpunimit të heroinës, kanë folur banorët e fshatit. Ata shprehen se nuk kanë pasur dijeni për atë që ndodhte aty, madje kanë mbetur pa fjalë kur kanë parë policinë që ka ndërhyrë.

“Jemi të shokuar nga ajo që po ndodh që prej dy ditësh në fshatin tonë. Burra, gra, fëmijë kanë mbet’ pa gojë. Pasditen e së enjtes u habitëm kur pamë se po vinin forca të shumta policie. U rrethua fshati cep më cep dhe matanë tij. Nisën kontrollet, ndërsa askush prej nesh nuk e dinte se çfarë po ndodhte. E kujt i shkonte mendja se në fshat ishte ngritur një laborator heroine. Terror, terror gjithandej. Një bashkëfshatarin tonë e mori policia zvarrë për krahësh. Është mbi 80 vjeç”, kështu u shprehën dje banorët e fshatit Brenog të Hasit. Fshat ky që ndodhet rreth 12 km nga qyteti i Krumës.

Vetëm disa orë pas fillimit të operacionit, banorët kanë mësuar se në fshatin e tyre “luhej” drogë e madhe.

Ata ende nuk munden ta besojnë se Mustafë Shuti, djali i tij, Xheviti dhe nipi 15-vjeçar është përfshirë në këtë histori që sipas tyre ka kapërcyer kufijtë e Hasit.

Ndërkaq, banorët u shprehën për “Gazeta Shqiptare” se janë shumë të frikësuar dhe sidomos fëmijët, të cilët kanë parë nëpër fshat persona me uniformë (disa me mbishkrimin DEA”), të armatosur dhe me “maska” në fytyrë.

Ndonëse të trembur tejet, ata treguan me detaje mbi super-operacionin antidrogë që nisi dy ditë më parë dhe që po vazhdon në zonën e tyre.

RRËFIMI I BANORËVE

“Ka qenë ora 14:00, kur në rrugën e fshatit pamë të vinin shumë policë. Fillimisht, u habitëm dhe filluam të pyesnim njëri-tjetrin se çfarë ka ndodhur. Më pas shtangëm të gjithë, pasi policët rrethuan gjithë fshatin. Gratë dhe fëmijët na pyesnin se ç’po ndodh dhe ne nuk dinim t’u jepnim përgjigje. Nuk ka ndodhur më parë një gjë e tillë në fshatin tonë. Jemi bërë kaq sa jemi e s’kemi parë të vihet fshati në shtetrrethim si me qenë kohë lufte”,– thanë disa banorë të fshatit Brenog.

Të pyetur në lidhje me laboratorin e heroinës, ata u shprehën: “Vetëm nga ora 22:00 e së enjtes u mor vesh se bëhej fjalë për drogë. Ne kemi mësuar se në atë laboratorin është sekuestruar jo 100 kg heroinë siç po dëgjojmë në lajme, por 260 kg. Ne një qind për qind nuk e prisnim një gjë të tillë. E kujt i shkonte mendja. E për më tepër për Mustafë Shutin, të cilin e morën zvarrë për krahësh policët se është burrë i vjetër dhe mezi mbahet në këmbë. Ishanllah nuk u ngel në duar”, pohoi një nga banorët.

Ndërsa, një tjetër tregoi se edhe Xhevit Shuti, djali i Mustafës është kapur nga policia. “Xheviti ka një autobus 12 vendesh dhe me të bën për çdo ditë linjën Durrës-Has. Jemi të habitur, të habitur. Nuk di çfarë të them për këtë. Policia e di punën e saj”.

Ndërkaq, banorët u shprehën se ndihen shumë të frikësuar dhe se ata nuk i kanë asnjë borxh policisë që t’i terrorizojë fshatçe.

“A e kapi policia drogën? A i kapi personat që dyshohen se merreshin me drogë? Po ne çfarë faji kemi në këtë mes? I madh dhe i vogël në fshat është i frikësuar”,-thanë ata.

Tags: aksionie i vogël!Fshatarëti madhnë HastmerrintregojneU tremb

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Komisar Katani kundër prishjes së Teatrit: Do ishte një akt i rëndë

Komisar Katani kundër prishjes së Teatrit: Do ishte një akt i rëndë

Fotot e Totit me gruan, Panuçi gjobitet në Itali

Fotot e Totit me gruan, Panuçi gjobitet në Itali

U kërkoi ndihmë Bajrajve? Reagon i ati i Stresit

U kërkoi ndihmë Bajrajve? Reagon i ati i Stresit







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com