Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Aksion në Kadastrën e Durrësit, Prokuroria lëshon 2 urdhër arreste dhe një arrest në shtëpi

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Aksion në Kadastrën e Durrësit, Prokuroria lëshon 2 urdhër arreste dhe një arrest në shtëpi

Prokuroria e Durrësit ka nisur ditën e sotme një aksion në Kadastrën e Durrësit.

Sipas BW, bëhet fjalë për dy urdhër-arreste dhe një arrest shtëpie.

Mësohet se aksioni i Prokurorisë është bërë për tjetërsim të pronave.

Pjesë nga dosja:

Referuar materialit kallëzues se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, janë regjistruar materialet e para hetimore të dërguara nga ana e Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion pranë Kryeministrisë, e cila ka ushtruar kontroll pranë ASHK Durrës në lidhje me Lejen e Legalizimit nr.263235, date 18.04.2017 të z.Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, me zonë kadastrale 1522, “Godinë Social Ekonomike 1 Kat”, sipërfaqe e parcelës ndërtimore 500 m², sipërfaqe e ndërtimit 274 m² në Durrës. Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar pranë ASHK Durrës, kanë lindur dyshime të arsyeshme për një sërë shkeljesh me natyrë penale dhe administrative, ku duket se janë përfshirë punonjës të ASHK dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin.

Në vijim përshkrimi i rastit dhe shkeljet e dyshuara.

Me datë 25.06.2021 në ASHK Qëndrore, ka mbërritur shkresa nga IKMT për prishje objekti në zonën kadastrale 1522 në Gjirin e Lalzit. Ky objekt rezulton në pronësi të z.Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, përfituar nga një procedurë legalizimi në vitin 2017 dhe në 10.10.2017 pajiset me Certifikatë Pronësie nga ZVRPP Durrës.

Ndërkohë, në datë 29.06.2021, z.Ndue Zef Mesiti ka kryer aplikim për rifreskim të kartelës së pasurisë. Pas ardhjes së shkresës kanë lindur dyshime për çertifikatën e pronësisë së objektit. Nga verifikimet e kryera nga NJSAA rezultuan një sërë anomalish që çojnë në përfundimin që praktika është e falsifikuar.

Nga verifikimi i librit të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, se të dhënat e shkresës për kalim të dosjes nga ish Aluizni Durrës drejt ZVRPP Durrës, nuk përputhen me të dhënat e librave të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, duke mos u përputhur afatet kohore me rendin numerik të shkresave.

Planimetria dhe Genplani nuk janë të punuara sipas formateve që punon zyra e ASHK Durrës. Fleta e volumit në regjistër është më e madhe në format dhe në fund të saj ka emrin e shtypshkronjës që është printuar (ndryshe nga gjithë të tjerat). Në ASHK Durrës është kryer një auditim për një praktikë leje legalizimi të muajit Prill 2017 në emër të shtetasve Ndue Zef Mesiti dhe Gentjan Zef Mesiti, ku nga auditimi ka rezultuar se nënshkrimet në emër të shtetasve Kujtim Gjuzi, Mario Semini dhe Ilrjan Keçi janë fallsifikuar.

Në kuadër të hetimeve paraprake për proçedimin e sipërcituar është sekuestruar praktika e pasurisë me nr. 150/7/ND, në zonën kadastrale nr.1522, me nr.reference 1247, vol.7, faqe 26, në emër të shtetasit Ndue Zef Mesiti dhe Ardjan Zef Mesiti, praktikës që ka shërbyer për legalizimin e objektit në fjalë, si dhe çertifikatës për vërtetim pronësie për pasurinë në fjalë, praktikë e cila është dërguar për ekspertim grafik të akteve.

Në bazë të aktit të ekspertimit grafik të shkrimit me nr.906, datë 24.02.2022, të Insitutit të Policisë Shkencore Tiranë, rezulton se aktet objekt hetimi (dokumentat e lëshuara nga ALUIZNI) nuk janë nënshkruar nga shtetasit Flamur Gjuzi, Ilirjan Keçi, Mario Semini, Olta Hani dhe Edlira Gjuzi. Aktet objekt hetimi (dokumentat e lëshuara nga ALUIZNI) nuk janë vulosur nga e njëjta klishe vule. Aktet objekt hetimi (Kartela e pasurisë nr. 150/7/ND, në zonën kadastrale nr.1522, me nr.reference 1247, vol.7, faqe 26, në emër të shtetasit Ndue Zef Mesiti dhe Ardjan Zef Mesiti) nuk është nënshkruar nga shtetasia Jonida Mergeja. Aktet objekt hetimi (Plan- Rilevimi në emër të shtetasit Zihni Dama) nuk është nënshkruar nga shtetasi Zihni Dama.

Në bazë të aktit të ekspertimit grafik të shkrimit të datës 09.05.2022, të ekspert Adrian Shehu, rezulton se në aktet objekt hetimi (çertifikata e pasurisë dhe harta treguese) vula e përdorur nuk është e njëjtë me modelet e lira të vulës që është përdorur nga ASHK Durrës në të njëjtën periudhë kohe, si dhe vula e përdorur në aktet (çertifikata e pasurisë dhe harta treguese) dhe aktin (kartela e pasurisë nr. 150/7/ND) nuk është e njëjtë, po ashtu nuk është e njëjtë me modelet e lira të vulës që është përdorur nga ASHK Durrës në të njëjtën periudhë kohe.

Aktet objekt hetimi (çertifikata e pasurisë dhe harta treguese) nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi Ardian Kona, por janë shkruar nga e njëjta dorë.

Aktet objekt hetimi (kartela e pasurisë nr. 150/7/ND) nuk është i të njëjtës serie prodhimi krahasuar me modelarët që paraprijnë dhe pasojnë.

Aktet objekt hetimi (kartela e pasurisë nr. 150/7/ND) në të gjitha rubrikat e saj janë shkruar dhe nënshkruar nga shtetasi

Me anë të shkresës përcjellëse me nr.19811/1prot., datë 11.11.2021, të ASHK Zyra Qëndrore Tiranë, rezulton se Leja e Legalizimit nr.263235, datë 18.04.2017, me nr.serial 0242084, i përket bllokut të lejeve që i përkasin Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tepelenë, fakti ky i pasqyruar dhe me kopje të fletë- hyrjes.

Me anë të shkresës përcjellëse me nr.1773/1prot., datë 13.12.2021, të ASHK Drejtoria Vendore Tepelenë, rezulton se personi që ka administruar dhe shpërndarë Lejet e Legalizimit pranë kësaj drejtorie ka qenë drejtori Pëllumb Milori.

Me anë të procesverbalit të datës 07.01.2022, janë administruar nga ana e drejtorit të të ASHK-së Drejtorisë Vendore Tepelenë, proçesverbali mbi dorëzimin e lejeve të legalizimit punonjësve Klejdi Abazi dhe Erenato Zaçe.

Me anë të shkresës përcjellëse të ASHK Zyra Qëndrore Tiranë, me nr.57/1prot., datë 21.01.2022, rezulton se referuar sistemit IPS, për pasurinë nr.150/7/ND me zonë kadastrale 1522, me përfitues shtetasit Ardjan Mesiti dhe Ndue Mesiti./albeu.com

TË LIDHURA

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

19:01 | 25/10/2025
Next Post
Fikja e inceneratorit rrit malin me plehra në Elbasan

Fikja e inceneratorit rrit malin me plehra në Elbasan

“Situata është alarmante”, Meta: PL do jetë 10 herë më e fuqishme se LSI, do ju kthejmë dinjitetin shqiptarëve

“Situata është alarmante”, Meta: PL do jetë 10 herë më e fuqishme se LSI, do ju kthejmë dinjitetin shqiptarëve

Vidhet makina “Range Rover” e sapoblerë në Durrës, pronari ofron shpërblim për këdo që ka informacion

Vidhet makina “Range Rover” e sapoblerë në Durrës, pronari ofron shpërblim për këdo që ka informacion







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com