Një 35-vjeçar me inicialet A.D., ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 80-vjeçar.
“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. K., 80-vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje”, sqaron policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.