Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Aksidentoi për vdekje babë e bijë, Apeli liron drejtorin e ujësjellësit të Maliqit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Aksidentoi për vdekje babë e bijë, Apeli liron drejtorin e ujësjellësit të Maliqit

Familjarët:Kërkojmë drejtësi, gjykata dhe ekspertët favorizuan drejtorin e ujësjellësit

Fiks fare solli fakte të reja për aksidentin e ndodhur 4 muaj më parë, në 8 nëntor 2018 në unazën e qytetit të Korçës, ku pas përplasjes së dy makinave humbën jetën babai dhe vajza e tij 5 vjeçare. Por gjykata e Apelit të Korçës, njërin prej shoferëve, drejtorin e ujësjellësit të Maliqit, e liroi dhe vendosi që të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa shoferi tjetër në gjendje arresti në burg.

Xhuljana Hoxha, nëna dhe bashkëshortja e viktimave që humbën jetën në aksidentin e 8 nëntorit, kërkoi nga Fiks fare vetëm drejtësi Gazetarët e Fiks fare pyetën dëshmitarë okularë të aksidentit për të hedhur dritë mbi këtë histori.

Xhuljana Hoxha e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 5 vjeçare është e irrituar me vendimin e gjykatës së Apelit Korçë nga i cili, njëri prej të pandehurve Petrit Kupe është liruar me detyrim paraqitje. “Si mund të dal një person dhe të jetë i lirë që ka vrarë dy njerëz? Zoti Kupe është drejtori i Ujësjellësit në Maliq dhe ka përfituar nga kjo gjë. Makina e zotit Kupe është lëvizur pas aksidentit duke ndryshuar provat e vendngjarjes “,- shprehet ajo.
Të njëjtën gjë pohojnë edhe dëshmitarët që kanë mbërritur para policisë ë vendngjarje, makina e zotit Kupe ka lëvizur disa metra nga vendngjarja

Fiks fare tregoi me zë e figurë sesi kunata njërit prej shoferëve të përfshire në aksident, Petrit Kupe dhe ai vetë, kërkojnë të ndihmojnë me avokatë ( pa pagesë) familjarët e viktimave për të përfituar dëmshpërblimin nga kompanitë e sigurimit.

Vetë drejtori i ujësjellësit të Maliqit pranon se kishte autorizuar kunatën e tij për t’u marr me këtë çështje. Madje ai tregon keqardhje për ngjarjen , por shprehet se mund të kishte qenë edhe vetë viktimë në atë aksident. Gjatë bisedës ai deklaroi se akt-ekspertimi e nxori të pafajshëm, ndryshe nga raporti i vendngjarjes i hartuar nga punonjësit e policisë rrugore të Korçës.

Fiks Fare i drejtua për informacion prokurorit të çështjes, Julian Kristo.

Sipas tij , ai kishte kërkuar që ekspertët të ishin nga Tirana në mënyre që mos të kishte ndikim në çështje ” Nga ana jonë janë bërë të gjitha dhe Apeli e ka nxjerrë, por hetimi vazhdon. Nëse ju kini diçka ndonjë dyshim a të dhënë mund të vini kur të doni në zyrën time, e keni të hapur” tha Julian Kristo.

Ndërkohë akti i ekspertimit nxjerrë fajtor vetëm një drejtues të mjetit, Lorenc Pallashin edhe pse në fillim të aktit të ekspertimit thuhet se në aksident janë përfshirë dy makina. /Top Channel

Tags: AksidentoiApelibabë e bijëdrejtorinlironMaliqitujësjellësit

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Next Post
“Vangjush Dako ka bërë punë të shkëlqyer, meriton të rizgjidhet”

“Vangjush Dako ka bërë punë të shkëlqyer, meriton të rizgjidhet”

Ekskluzive/ Policia përgatit skenën e krimit, çfarë rrezikojnë protestuesit (Video)

Ekskluzive/ Policia përgatit skenën e krimit, çfarë rrezikojnë protestuesit (Video)

Protestuesit shënjestrojnë Veliajn, dëmtojnë makinën e policisë me biçikletën e Bashkisë







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com