Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Aksidenti rrugor u mori djalin 6-vjeç, prindërit: Të hapen hetimet, u manipuluan provat

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Aksidenti rrugor u mori djalin 6-vjeç, prindërit: Të hapen hetimet, u manipuluan provat

Një aksidenti i ndodhur vitin e shkuar me vdekjen tragjike të një vogëlushi vetëm 6 vjeçar pasi një mjet e përplasi teksa kalonte rrugën erdhi sonte në vëmendje të opinionit përmes “BOOM”. Familjarët e viktimës, me prova dhe fakte hedhin akuza mbi prokurorin, gjyqtarët dhe ekspertët për manipulim të provave. Ata kërkojnë rihapjen e hetimeve dhe vendosjen e drejtësisë për djalin e tyre.

Divjake- Tetë muaj më parë, pikërisht me 7 gusht të 2018, një aksident rrugor do ti merrte jetën 6-vjeçarit Avram Bashuri. Edhe pse fëmija u dërgua në spital nuk arriti të mbijetonte. Për rastin u arrestua drejtuesja e mjetit tip “Benz” Maela Matrangasi me akuzën “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, por pas 7muajsh dosja u mbyll dhe gruaja u lirua.

Prindërit e vogëlushit 6 vjeçar u paraqitën në redaksinë e emisionit investigativ “BOOM” në RTV Ora pasi pretendojnë se drejtësia nuk ka vendosur drejtësi, por ka manipuluar faktet.

Ata vënë në dispozicion prova të cilat nuk janë marrë parasysh dhe gruaja e cila ka shkaktuar aksidentin ka dale e pafajshme. Mamaja e Avramit thotë se pas kësaj historie është një deputet  i cili ka dhënë urdhër që kjo dosje të mbyllet.

Jeta e prere ne mes e Avramit- Mamaja e 6 vjeçarit, Lindita Bashuri tregon per BOOM: Në datën 7 gusht u përmbys bota ime, pasi im bir u aksidentua për vdekje ndërkohë që po kalonte rrugën. Vendi ku u aksidentua djali im kishte tabelë shpejtësie 20 km në orë por drejtuesja e mjetit po ecte me shpejtësi të madhe dhe e la të vdekur në vend.  As prokuroria , as ekspertët, as gjykata, nuk e mori parasysh këtë fakt dhe brenda një kohe rekord 7 muaj përfundon gjithçka.  Çështja mbyllet dhe Maela Matrangasi, ajo që më aksidentoi fëmijën, del e pafajshme. E dinim që kjo çështje do të mbyllej se pas saj qëndron një deputet, i cili ka dhënë urdhër që kjo dosje të mbyllet. Ajo që më vrau më shumë është se askush nga familjarët e vajzës që shkaktoi aksidentin nuk erdhi qoftë edhe për të kërkuar falje. Ne kemi fakte që djali ynë është i pafajshëm.

Gazetarja e “BOOM” që ka ndjekur rastin, ka marrë dosjen e plotë të të kësaj çështje për të parë nga afër faktet dhe provat që disponojnë familjarët.

Për herë të parë “BOOM” publikoi pamjet filmike të aksidentit, të marra nga kamerat e sigurisë. Siç shihet edhe nga pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, makina tip “Benz”  që drejtohet nga shtetesja Maela Matrangasi e ka përplasur fëmijën teksa kalonte rrugën, duke e ngritur në ajër dhe më pas është shembur në tokë.

E ndërkohë që gjithë kjo ndodh, skandali është se mjeti nuk ka ndaluar por vijon rrugën.

Çfarë ndodhi pas aksidentit

Pasi ka ndodhur aksidenti, prokurorja e Lushnjes Merita Selimi ka urdhëruar Oficerin e Policise Gjyqësore Bujar Arapi dhe Ekspertin Kriminalist Alfred Ziu për të rikqyrur vendin e ngjarjes dhe për të parë shpejtësinë e lejuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Sipas procesverbalit rikqyrje e vendit të ngjarje sthuhet shprehimisht: “Në vendin ku ka ndodhur aksidenti, shpejtësia e lejuar ka qenë 20 km në orë”.

Ndërkohë prokurori Dritan Marku thotë që është i paqartë për këtë fakt. Po pse prokurori Dritan Marku nuk e ka marrë parasysh këtë fakt dhe ka kërkuar pushimin e çështjes? Në dosjen e tij ka qenë ky dokument që tregon se shpejtësia e lejuar në vendin e aksidentit është 20 km në orë. Tani prokurori se ka parë, apo ka bërë sikur nuk e ka parë?!

Shkeljet e ekspertëve, manipuluan tabelën e shpejtësisë

Tre ekspertët Evlad Jaho, Luan Muça dhe Koço Simaku kanë kryer shkelje flagrante. Ata kanë firmosur që shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 40 km në orë. Ku e mbeshtesin këtë fakt? Më pas “BOOM” konstaton se drejtuesja e mjetit e ka tejkaluar shpejtësinë dhe ka lëvizur me 56 km në orë dhe nuk ka shkelur rregullat e qarkullimit.

Këto 3 specialistë shprehen se drejtuesja e mjetit ka frenuar menjëherë, po pamjet e aksidentit thonë tjetër gjë. Pasi e ka përplasur fëmijën dhe e ka hedhur në ajër, ka vazhduar përsëri rrugën.

Dhe skandali më i madh qëndron në faktin se nuk dinë ende targën e makinës që ka shkaktuar aksidentin. Makina që ka shkaktuar aksidentin nuk është “Benz “me targa AA 322T, mjeti ka targa AA 023 0X.

Çfarë thotë policia

Drejtues të lartë të policisë së Divjakës e njohin fare mirë këtë çështje, por jashtë kameras shprehen se nuk e kuptojnë arsyen se përse gjykata dhe prokuroria nuk marrin parasysh pamjet filmike.

Punonjësi i policisë: “Ne e dimë që këtu ka ndodhur një aksident. Makina ka përplasur një fëmijë dhe e ka hedhur përpjetë. Babai i fëmijës nuk po e gjen të drejtën. Nuk dihet se përse gjykata nuk i merr parasysh pamjet filmike”.

Rindërtimi i skenës së aksidentit, sa ishte shpejtësia e makinës?

“BOOM”  ishte në vendin e ngjarjes për të rindërtuar skenën e aksidentit. Makina “Benz” ka goditur një manekin, i cili ka pothuajse gjatësinë dhe peshën e djalit 6 vjeçar që humbi jetën.

Prova e parë

Nëse makina do të kishte ecur me 20 km/h, djali nuk do të kishte përfunduar as 50 cm larg makinës.

Prova e dytë

Nëse makina do të lëvizte me 40 km/h, distanca e trupit të fëmijës nga makina shkon në rreth 1.5 metra.

Prova e tretë

Nëse mjeti do të lëvizte me 56 km/h, aq sa e kanë llogaritur dhe ekspertët shpejtësinë, trupi i fëmijës do të përfundonte rreth 3 metra larg makinës.

Gazetarja: Pra në asnjë nga këto teste objekti nuk kaloi në kofano dhe xhami i sinjalit nuk u thye, fakt ky që na krijon bindje të arsyeshme se drejtuesja e mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi më të madhe. Sepse në bazë të provave filmike dhe  fotove, ajo pasi e ka goditur 6 vjeçarin ka dëmtuar xhamin e sinjalit, njëkohësisht dhe kofanon.

Pra nëse drejtuesja e mjetit do ecte me shpejtësinë e lejuar 20 km në orë, trupi i 6 vjeçarit nuk do të kalonte mbi kofaon e Benzit dhe më pas të hidhej në ajër e të përplasej në tokë. Ndoshta sot Avrami mund të ishte mes nesh. Por ky fakt nuk i ka interesuar Prokurorit Dritan Marku,  i cili kërkoi pushimin e çështjes.

Nuk i ka interesuar as Gjyqtares se Vlorës, Viola Canaj, e cila pushoi çështjen me arsyetimin se nuk kemi të bëjmë me vepër penale. Vendim i cili u la i pandryshuar edhe nga trupa e gjykatës së Apelit me kryesues Skënder Damini dhe anëtare Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko.

Ndoshta ky fund pritej që në fillim kur askush nuk u interesua për të sekuestruar pamjet filmike të bisneseve në vendin ku ndodhi aksidenti, të cilat dhe kur iu dorëzuan organit hetimor nuk u morën parasysh.

Prindërit apel për rihapjen e hetimeve

Këtë vit Avrami i vogël do të ulej në bankat e shkollës, në klasën e parë, por vendi i takimit që ai ka me prindërit është krejt tjetër. Ata kërkojnë rihapjen e hetimeve pasi asnjë provë nga ato që kanë ofruar nuk janë marrë parasysh.

Lindita Bashuri: “Të vihet drejtësia në vend sepse djali im prehet aty për shkak të papërgjegjshmërisë së një gruaje. Nuk e di si do të ishin bërë letrat nëse do të kishte qenë djali i një deputeti apo i një zyrtari të lartë. Dua drejtësi për djalin pasi ishte i pafajshëm”.

Emisioni “BOOM” pas publikimit të këtyre fakteve kërkon që të fillojnë hetimet nga e para dhe të vihen përpara përgjegjësisë të gjithë personat që kanë kryer shkelje.

“BOOM” i bën thirrje Presidentit, Kryeprokurores Arta Marku Ministres se Drejtësisë të marrë në konsideratë faktet që transmetoi këtë të hënë për të vënë drejtësinë në vend. /Ora News

 

 

Tags: Avram BashuriBOOMMaela Matrangas

TË LIDHURA

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu
Aktualitet

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

08:25 | 29/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!
Aktualitet

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë
Aktualitet

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Next Post
Autobusi fut shiun brenda, pasagjerët hapin çadrën (Video)

Autobusi fut shiun brenda, pasagjerët hapin çadrën (Video)

Lubonja me protestuesit e Astirit: Të bashkohemi, ose do na hanë një nga një

Ish-deputeti: Shqiptarët e ndershëm paguajnë, Rama dhe Veliaj mbushin xhepat

Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, pranga 2 mjekëve (Emrat)

Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, pranga 2 mjekëve (Emrat)

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu
Aktualitet

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

by mirseda
08:25 | 29/05/2025
0

Rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Bardhaj, është raportuar një ngjarje tragjike. Në banesën...

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

08:22 | 29/05/2025
Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

22:48 | 28/05/2025
I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com