Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Aksidenti, Rakipi: Ngjarja të mos politizohet. 54-vjeçari mu hodh para makinës; nuk kisha mundësi manovrimi

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi aksidenton për vdekje 53-vjeçarin

 

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka rrëfyer ngjarjen në të cilën aksidentoi për vdekje 54-vjeçarin Seit Sorrën. Rakipi thekson se ai është larguar nga vendi i ngjarjes si pasojë e tronditjes duke u dorëzuar në komisariatin e policisë ku ka dëshmuar mbi aksidentin.

Në një intervistë për “Panoramën”, Rakipi thekson se akuzat e hedhura ndaj tij, janë vetëm dashakeqësi e politikanëve të caktuar, duke përdorur politikisht një ngjarje të tillë tragjike.

Pjesë nga intervista:

Zoti Rakipi, ju keni heshtur, por mund të zbardhim disa detaje rreth aksidentit. Si ndodhi?

Në radhë të parë, më vjen keq për njeriun që humbi jetën. Në radhë të dytë, më vjen keq për familjarët, nënën, vëllezërit, bashkëshorten dhe fëmijët. Më shqetëson vetëm pjesa që i përket të ndjerit që humbi jetën. Për pjesën time, nuk e kam menduar për asnjë çast, sepse nuk kam pasur asnjë faj. Kam qenë në rrugën time, jo me shpejtësi dhe i ndjeri më ka dalë përpara si hije. Aq sa nuk kam arritur ta shoh. Më mirë aksidentin e tregojnë dëshmitarët okularë që ishin në furgonin që i kishte sjellë ata për në punë. Ata e zbardhin më mirë sesa unë që isha brenda në makinë dhe u godita. Edhe kur kam treguar në Polici kam thënë se nuk e di dhe nuk e kuptova se si më doli përpara makinës. Personat e tjerë që ishin me të ndjerin, e që punonin bashkë, kishin kaluar rrugën, ndërsa i ndjeri kishte qëndruar më prapa me shoferin e furgonit. Ai ka dalë nga para furgonit dhe e kam parë vetëm kur e kam goditur.

A keni qenë më shpejtësi?

Kam qenë me shpejtësi normale të lejueshme, sepse nëse do kisha pasur shpejtësi të madhe do të isha bërë copë edhe vetë, mund t’i kisha rënë murit ndarës të autostradës, sepse goditja më erdhi si nga lart, papritur. Mospasja e shpejtësisë më ka lënë në korsi pa u përplasur me betonin.

Është thënë se ju nuk keni ndaluar fare pas aksidentit, por keni vazhduar rrugën. Si është e vërteta?

Nuk është e vërtetë. Unë ndalova menjëherë. Zbrita nga makina dhe pashë se çfarë kishte ndodhur. Erdhën dhe makina të tjera nga pas dhe ndaluan. U afruan dhe njerëz që ishin aty përreth, nga tregu a ku di unë. Isha shumë i tronditur nga ngjarja e papritur. I kam hipur makinës dhe shkova në komisariat. Kam shkuar me makinën time në komisariat. Nëse do isha me shpejtësi, dëmtimi i saj nuk do të lejonte që të lëvizte nga vendi.

Ju po ktheheshit në Tiranë, ishit në ndonjë sebep?

Unë po kthehesha nga spitali i Durrësit ku kisha qëndruar deri në mëngjes pranë një njeriut tim, që është e shtruar me sëmundje të rëndë. Shumë është thënë këto dy ditë se isha këtu e isha atje, kisha këtë e kisha atë. Politikanët e pashpirt le të flasin, ata nuk janë njerëz. Unë nuk i përkas atyre, unë jam njeri i thjeshtë pranë njerëzve dhe e jetoj si çdokush dhimbjen e secilit. Unë ju thashë dhe më lart, se më vjen keq për të ndjerin dhe familjarët e tij për një aksident të ndodhur jashtë vullnetit tonë, për fatin tonë të keq.

Nga familjarët e të ndjerit është thënë se ju keni dashur të shkoni në varrim. Keni kontaktuar me ta?

Jo, nuk është e vërtetë. Është një situatë e rëndë dhe unë e kuptoj gjendjen e familjarëve. Mua më vjen zor që të shkoj dhe t’i pi kafen e vakisë dhe pse nuk kisha faj, por fatkeqësia ndodhi. Edhe më vonë, pasi të jetë kaluar dhimbja e madhe, mua përsëri më vjen zor t’i dal përpara familjarëve, gruas e fëmijëve të të ndjerit. Jemi njerëz mbi të gjitha. Unë ndaj me ta dhimbjen për këtë fat tragjik. Por, unë kam çuar njerëz të mi për të shprehur ngushëllimin në emrin tim dhe ata e kanë kuptuar këtë pjesë të fatit të keq që na ndodhi të dy palëve. Familjarët e të ndjerit janë treguar shumë njerëzorë, i kanë pritur mirë dhe kanë mirëkuptuar pozicionin tim.

Tags: Aqif RakipimakinangjarjapolitizohetRakipivitkima

TË LIDHURA

“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit
Aktualitet

“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit

19:22 | 23/05/2025
Shqiptarja dënohet me 2 vite burg në Itali për 10 vite përndjekje ndaj fqinjëve
Aktualitet

Shqiptarja dënohet me 2 vite burg në Itali për 10 vite përndjekje ndaj fqinjëve

19:15 | 23/05/2025
U shpall non grata nga SHBA, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik
Aktualitet

U shpall non grata nga SHBA, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

19:10 | 23/05/2025
Next Post
Gjermani, gazetari zbulon terroristët e IS-it që maskohen si emigrantë (VIDEO)

Gjermani, gazetari zbulon terroristët e IS-it që maskohen si emigrantë (VIDEO)

Pasiguria në plazhin e Velipojës, mbytet një tjetër pushues në det

Pasiguria në plazhin e Velipojës, mbytet një tjetër pushues në det

Goditet rrjeti i prostitucionit, mes tyre edhe një punonjës policie

Goditet rrjeti i prostitucionit, mes tyre edhe një punonjës policie

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë
Bota

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

by mirseda
19:39 | 23/05/2025
0

Të paktën tetë persona janë plagosur, disa prej tyre rëndë, pas një “sulmi masiv me thikë” në...

Akuzat e rënda në Australi për kultivim lëndësh narkotike, reagon Belina Pupa

Akuzat e rënda në Australi për kultivim lëndësh narkotike, reagon Belina Pupa

19:36 | 23/05/2025
10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon

10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon

19:26 | 23/05/2025
“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit

“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit

19:22 | 23/05/2025
Shqiptarja dënohet me 2 vite burg në Itali për 10 vite përndjekje ndaj fqinjëve

Shqiptarja dënohet me 2 vite burg në Itali për 10 vite përndjekje ndaj fqinjëve

19:15 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com