Tashmë janë publikuar pamjet e rënda nga aksidenti fatal që i mori jetën një personi pasditen e sotme.
Njëra prej makinave është shkatërruar totalisht.
Aksidenti fatal është shënuar këtë pasdite në superstradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës.
Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.















