9 qershor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në aksin Vlorë-Orikum, në fshatin Radhimë.
në aksident janë përfshirë tre automjete,“Benz”,“BMW” dhe një “Seat”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, i cili po udhëtonte në drejtim të aksit Orikum-Vlorë.
Të dëmtuar lehtë kanë mbetur pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit “Seat” nuk ka pësuar dëmtime.















