Aksidenton me pasojë vdekjen shtetasi Martin Nika, shefi operacional i Gardës
Njoftimi i policisë
Arrestohet në flagrancë nga policia.
Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.
Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin Martin Nika. 50 vjeç., banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.