Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Gjormë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë. Për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, pa pasur nevojë për transportim në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.















