Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren Lungomare. Sipas burimeve të policisë së Vlorës një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Autoambulanca ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka transportuar të plagosurin në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.