28 mjete janë përfshirë në një aksident në kryeqytetin turk Ankara.

Aksidenti është shënuar në urën Aksemsettin, mbi Bulevardin Perëndimor të kryeqytetit turk.

7 persona janë plagosur, e ndërsa qarkullimi u bllokua për të paktën 1 orë e 30 minuta.
Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se në momentin që makinat po zbrisnin, ato kanë humbur kontrollin, duke u përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e ngricës.

Sipas medias turke, në mesin e makinave të aksidentuara ndodhej edhe një ambulancë.












