Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tepelenë, rreth 1 kilometër në perëndim të qytetit, mbi lumin e Bënçës, ku ka humbur jetën një i ri.
Sipas të dhënave paraprake, motoçikleta me të cilën po udhëtonte është përplasur me bordurën metalike anës rrugës.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit, Ergest Qenani, 25 vjeç, banues në Tepelenë, ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.














